Page 115 - Demo
P. 115
mbretëresha ajo që ka aftësinë e riprodhimit. Në këtë mënyrë, në koloninë e tyre vendoset natyrshëm rregulli: çdo anëtar i kolonisë, që sa lind, e di mjaft mirë detyrën që i është caktuar.Në rastin e shpendëve migrues, familja është një mjaft e rëndësishme. Në shpendë të tillë, të dy partnerët i qëndrojnë besnikë njëri-tjetrit dhe kujdesen për të vegjlit e tyre.Në gjitarë si dreri apo ujku, mënyra e të jetuarit është në kope. Te drerët, kjo shërben jo vetëm për të siguruar mbijetesën, por edhe shumimin e tyre. Këto kafshë vendosin që në shumim të kalojnë vetëm ata individë meshkuj që fitojnë dyluftimin mes njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë, femrat përzgjedhin ata individë që kanë tiparet e duhura fizike dhe që nga riprodhimi me ta të sigurojnë pasardhës me shanse shumë të mira për mbijetesë.Në rastin e kopesë së ujqve, individët meshkuj janë të ndarë në bazë të tipareve të tyre të jashtme dhe të aftësisë për të zënë prenë e tyre. Kjo do të thotë që jo të gjithë individët e kopesë kanë të drejtën për shumim. Ata individë (të cilët nga studiuesit kategorizohen si individë alfa) që kanë tipare fizike dhe aftësi grabitqare më të mira, gëzojnë të drejtën e shumimit. Më pas vijnë individët që shfaqin tipare pak më të dobëta. Në fund të kësaj hierarkie vijnë individët që nuk kanë të drejtë shumimi. Në pamje të parë, kjo situatë duket e padrejtë, por nëse shihet në këndvështrimin e lënies së pasardhësve, gjithçka merr kuptim. Pjesëmarrja në shumim vetëm e individëve alfa, bën që me kalimin e brezave, nga tufa e tyre të zhduken ata individë që kanë shanse të ulëta për mbijetesë. Në këtë mënyrë, individët alfa që marrin pjesë në shumim, lënë pasardhës me shanse të mëdha për mbijetesë. Ndërsa individët e fundit, në hierarkinë e kopesë së ujqve, kanë për detyrë të kujdesen për të vegjlit e sapolindur.Si përfundim mund të themi se, nëse të gjithë individët e botës shtazore do të merrnin pjesë në shumim, numri pasardhësve do të ishte shumë i madh, çka do ta bënte shumë të vështirë sigurimin e ushqimit për të gjithë. Në luftën për mbijetesë dhe përzgjedhjen për shumim, kafshët kanë gjetur një mënyrë, nëpërmjet së cilës vendoset një ekuilibër midis numrit të individëve që kanë tipare dhe gjene të forta për të vazhduar llojin e tyre.1. Cila është rëndësia e shumimit në botën shtazore?2. Në rastin e peshqve, çfarë roli luan numri i madh i vezëve dhe i spermatozoideve?3. Pse te kolonitë e bletëve riprodhohet vetëm mbretëresha?4. Pse te kopeja e ujqve, individët meshkuj që ndodhen në fund të hierarkisë, nuk kanë të drejtë shumimi?Pyetje dhe detyraKope me ujq113

