Page 116 - Demo
P. 116
1. Riprodhimi te kafshët është:a) seksual dhe joseksual; b) me klone;c) me ndarje qelizash; d) me anë të gonadeve.2. Përcaktoni formën e riprodhimit joseksual te kafshët.a) sythëzimi; b) copëtimi;c) rigjenerimi; d) të tria format.3. Cilat nga këto gjallesa janë vivipare?a) shpendët; b) insektet;c) peshqit; d) gjitarët.4. Sa zgjat lidhja e ngushtë mes nënës elefant dhe të voglit të saj?a) 5 vjet; b) 10 vjet;c) 50 vjet; d) 20 vjet.5. Ku kryhet riprodhimi i ujëtokësorëve?a) në ujë; b) në tokë;c) në ajër; d) në ujë dhe në tokë.6. Vetëm te njëra nga këto kafshë ndodh pllenimi i jashtëm në riprodhimin seksual:a) trofta; b) macja;c) miu; d) hardhuca.7. Pasardhësit që lindin nga riprodhimi joseksual janë:a) të ndryshëm nga prindërit;b) kopje e prindërve;c) të ngjashëm, por edhe të ndryshëm;d) as të ngjashëm, as të ndryshëm.8. Riprodhimi aseksual realizohet nga:a) dy prindër me gjini të ndryshme; b) një prind i vetëm;c) më shumë se dy prindër;d) asnjë prind.9. Viviparët janë organizma që:a) prodhojnë vezë; b) lindin të vegjël;c) të dyja së bashku; d) asnjëri prej tyre.10. Larvat takohen si forma të ndërmjetme te:a) qentë; b) macet;c) bretkosat; d) breshkat.4.6 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse 114

