Page 117 - Demo
P. 117


                                    115Mbretëria e bimëve përfshin të gjithë organizmat eukariotë. Në dallim nga gjallesat e tjera, bimët kanë aftësinë e prodhimit të lëndëve organike. Në mbretërinë e bimëve përfshihen një numër i madh individësh, të cilët klasifikohen në bazë të ndërtimit të tyre, por edhe të mënyrës se si shumohen.Riprodhimi mundëson vazhdimësinë e llojeve nga njëri brez në tjetrin. Shumimi në mbretërinë e bimëve realizohet kryesisht përmes riprodhimit joseksual, që mundëson lindjen e pasardhësve të rinj, të cilët janë jo vetëm të ngjashëm me njëri-tjetrin, por edhe identikë me prindin e tyre. Ngjashmëria e bimëve është e plotë jo vetëm në planin morfologjik, por edhe në atë gjenetik. Riprodhimi joseksual ose siç quhet ndryshe riprodhimi vegjetativ, përbën një mënyrë më të shpejtë të rritjes së bimës në krahasim me riprodhimin seksual. Disa bimë nuk prodhojnë fara, kështu që riprodhimi vegjetativ mbetet mënyra e vetme e riprodhimit të tyre. Riprodhimi vegjetativ i bimëve mund të realizohet nga rrënjët, kërcelli dhe gjethet e bimëve të ndryshme. Riprodhimi joseksual me anë të rrënjëveShumë bimë kanë aftësinë që përmes një cope rrënje të japin një bimë të re. Për shembull, rrënjët e radhiqes mund të priten në copëza më të vogla, të cilat pasi mbillen më vete, japin bimë të reja. Shumimi vegjetativ me anë të rrënjëve është më i suksesshëm kur përzgjidhen bimë sa më të reja. Shumë bimë të larta, si plepi, manjola etj., nuk vdesin nëse pritet trungu i tyre. Rrënjët lëshojnë kërcej të rinj dhe bima rritet sërish. Riprodhimi joseksual me anë të gjetheveShumë bimë kanë aftësi të shumohen në rrugë joseksuale me anë të gjetheve. Nëse një gjethe e bimëve të tilla shkëputet nga kërcelli dhe mbillet, ajo rrënjëzon dhe jep një bimë të re. Kështu, nëse vendosim në vazo një gjethe të lules së shpatores (Iris germanica) ose të aguliçes (Primula officinalis), pas pak kohësh do të vëmë re që prej saj dalin rrënjëzat dhe kërcelli i ri. Bima e re është e njëjtë me bimën nënë, nga u mor gjethja. Riprodhimi joseksual me anë të kërcellitShumimi vegjetativ me anë të kërcellit mund të bëhet në kushte natyrore, por edhe për qëllime praktike. Në kushte natyrore, bimët mund të shumohen përmes stoloneve, që janë kërcej anësorë mbitokësorë. Për shembull, bima e Shumimi me stoloneShumimi me rrënjë, kërcell, gjetheTema5.15Format e shumimit te bimëtShumimi te bimët
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121