Page 118 - Demo
P. 118


                                    luleshtrydhes lëshon stolone anësore, të cilat pasi prekin tokën, lëshojnë rrënjë dhe lindin një filiz të ri. Shumë bimë mund të shumohen në mënyrë vegjetative nëpërmjet kërcejve nëntokësorë. Kërcej të tillë, të shndërruar, janë tuberet e patateve, bulbi i qepëve, rizomet etj. Bulbi është një kërcell i shkurtër nëntokësor, i rrethuar nga gjethe të shndërruara në formën e luspave, të cilat depozitojnë lëndët ushqimore. Riprodhimi seksual te bimët me luleShumica e bimëve që jetojnë në tokë janë bimë me lule, të cilat përfshihen në klasën e bimëve enëzore me fara. Farat që prodhojnë lulet e këtyre bimëve janë të mbrojtura, çka u siguron atyre mundësi më të mëdha për të lënë pasardhës. Jo të gjitha bimët kanë lule të mëdha që mund të duken. Shumë prej tyre kanë lule të vogla dhe pak të dukshme. Bimët me lule janë të përshtatura për të jetuar në mjedise nga më të ndryshmet. Nëse organet e riprodhimit të kafshëve janë të përhershme, organet e riprodhimit të bimëve janë të përkohshme. Të bimët me lule, organi iriprodhimit seksual është pikërisht lulja. Një lule ka pjesën mashkullore, që prodhon gamete mashkullore (spermatozoide), dhe pjesën femërore, që prodhon gamete femërore (vezë).Ndërtimi i lulesNë shumicën e bimëve, lulet përmbajnë njëherazi aparatin mashkullor dhe atë femëror të riprodhimit. Në përgjithësi, lulet kanë katër pjesë: petlat, nënpetlat, thekët dhe pistilin. Nënpetlat përbëjnë pjesën e jashtme të lules. Ato kanë ngjyrë të gjelbër dhe janë të ngjashme me gjethet. Nënpetlat kanë funksion mbrojtës, veçanërisht për lulet e reja. Më në brendësi të nënpetlave ndodhen petlat, të cilat, të gjitha së bashku, formojnë kurorën e lules. Kjo kurorë mbështjell brenda vetes pjesët seksuale të lules. Përveç rolit mbrojtës, petlat, duke qenë me ngjyra nga më të ndryshmet, tërheqin insektet pjalmuese. Petlat dhe nënpetlat dalin nga kupa e lules, e cila qëndron mbi këmbëzën e lules. Te lulja, organi mashkullor riprodhues përfaqësohet nga thekët. Një lule mund të ketë një ose më shumë thekë. Në majë të thekut qëndron një strukturë në formën e trastës, e cila quhet pjalmore. Ajo është e përbërë nga dy trastëza pjalmore. Brenda pjalmores formohen kokrrizat e pjalmit. Pjalmorja mbështetet në fijen e hollë të thekut, e cila zë fill mbi shtratin e lules. Pistili përfaqëson organin riprodhues femëror. Në qendër të lules ndodhet një ose disa pistila. Një pistil është i përbërë nga tri pjesë kryesore: kreza, shtyllëza dhe vezorja. Shpesh disa pistila bashkohen me njëri-tjetrin.Kreza është maja e pistilit dhe shërben si vendi ku do të kryhet pjalmimi i lules. Shtyllëza është pjesa që lidh krezën me vezoren. Në zgavrën e vezores ndodhen dy ovula, të cilat kanë formë të rrumbullakët. Brenda ovulave ndodhen qelizat vezë. Ovulat përbëjnë gametofitin femëror të bimës me lule.1. Nga dallon riprodhimi seksual nga ai joseksual?2. Cila pjesë e bimës shumohet në mënyrë seksuale?3. Çfarë kuptoni me klon bimor?4. A mund të tregoni disa mënyra të riprodhimit vegjetativ të kërcellit?5. A ka rëndësi praktike riprodhimi vegjetativ?Pyetje dhe detyra116
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122