Page 119 - Demo
P. 119


                                    Cikli jetësor i një bime kalon përmes këmbimit të një brezi që prodhon spore dhe një brezi tjetër që prodhon gamete. Ky cikël kalon pjesërisht përmes riprodhimit seksual dhe pjesërisht përmes riprodhimit joseksual. Në këtë mënyrë kemi një këmbim mes formës diploide, ose siç quhet ndryshe sporofit (2n) dhe asaj haploide osegametofit (n). Sporofiti dhe gametofiti, që ndryshe quhen breza, këmbehen me njëri-tjetrin gjatë ciklit jetësor të një bime. Brezi sporofit prodhon spore diploide, të cilat ndahen përmes mejozës për të formuar brezin e gametofitit. Brezi gametofit prodhon gametat mashkullore (spermatozoidet) dhe femërore (vezë). Fekondimi i vezës prej gametës mashkullore formon zigotën, e cila përbën qelizën e parë të stadit sporofit. Riprodhimi dhe cikli jetësor i myshqeveKarakteristikë e bimës së myshkut është kërcelli me gjethet e vogla. Myshku gjendet në trungjet e pemëve apo mbi faqet e shkëmbinjve. Në vend të rrënjëve, myshku ka rizoide. Stadi zotërues në ciklin jetësor të myshkut është ai i gametofitit. Gametofiti prodhon organet femërore, të cilat prodhojnë një ose më shumë vezë, dhe organet mashkullore, që prodhojnë spermatozoide. Pllenimi i vezës me spermatozoidin jep zigotën, e cila përbën edhe qelizën e parë të sporofitit. Sporofiti i sapoformuar mbrohet dhe ushqehet nga organet femërore, por pasi piqet, merr formën e një kërcelli me një kapsulë në krye. Disa qeliza brenda kapsulës i nënshtrohen mejozës për të formuar sporet. Kur kushtet janë optimale, kapsula hapet dhe sporet dalin jashtë. Sporet ndahen me anë të mitozës për të formuar një strukturë fijezore. Kjo strukturë zhvillohet më tej për të dhënë gametofitin dhe kështu cikli jetësor fillon sërish.Riprodhimi dhe cikli jetësor i bimëve me lule Bimët me lule kanë ciklin e tyre jetësor, i cili, ashtu si te bimët e tjera, kalon përmes këmbimit të brezave. Te këto bimë, brezi sporofit përbën fazën mbizotëruese. Pjesët e lules janë të gjitha pjesë të sporofitit, kurse gametofiti përfaqësohet nga struktura që ndodhen brenda pjesëve të mbyllura të bimëve.Procesi i shumimit të grupeve të ndryshme bimoreprotonemagametofite të rejagametofite të rrituragametofiti mashkullor gametofiti femërorzigotësporofit i ribrezi gametofitbrezi sporofitkapsulasporeCikli jetësor i myshqeve5.2117
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123