Page 12 - Demo
P. 12


                                    Lëkura është organ elastik, muskulor, që mbështjell trupin e organizmave të gjallë. Te njeriu, ajo përbën 15% të peshës trupore, pra është organi më i madh. Lëkura është një membranë e trashë, elastike dhe e qëndrueshme, e cila së bashku me thonjtë, flokët dhe gjëndrat e djersës përbëjnë sistemin mbrojtës të trupit. Lëkura përbëhet nga tri shtresa kryesore: epiderma (shtresa e sipërme), derma (shtresa e mesme) dhe hipoderma (shtresa e poshtme).Epiderma është pjesa sipërfaqësore e lëkurës dhe përbëhet nga indi epitelial. Qelizat që ndodhen në pjesën më sipërfaqësore të epidermës formojnë një shtresë me qeliza të vdekura, të cilat përmbajnë keratinë. Këto qeliza zëvendësohen vazhdimisht nga qelizat e gjalla, të vendosura poshtë tyre. Keratina është një proteinë, e cila e bën lëkurën të qëndrueshme ndaj ujit dhe faktorëve të tjerë atmosferikë. Duke u përzier me lëndë yndyrore, qelizat e vdekura të epidermës formojnë një shtresë mbrojtëse, e cila pengon depërtimin e mikroorganizmave përmes tyre. Disa nga qelizat e epidermës janë të specializuara në prodhimin e një pigmenti me ngjyrë të verdhë në kafe ose të kuqe në të zezë, duke i dhënë kështu pigmentin (ngjyrën) lëkurës. Qeliza të tilla quhen melanocite dhe lënda që ato përmbajnë emërtohet melaninë.Derma është shtresë funksionale e lëkurës dhe ndodhet nën epidermë. Ajo përbëhet nga indi lidhor, i cili e bën lëkurën elastike dhe të qëndrueshme. Derma përmban në vetvete shumë enë gjaku, folikulat (rrënjët) e qimeve, gjëndrat e djersës dhe gjëndrat e yndyrës, si dhe mbaresat nervore. Ajo përmban gjithashtu muskuj, të cilët rrinë ngjitur me folikulën e qimes. Kur kemi ftohtë, këta muskuj tkurren dhe e shtyjnë lart rrënjën e qimes, duke formuar në lëkurë kokrriza të vogla, të cilat i njohim me emrin mornica.A e dini se...Njerëzit që kanë më shumë melaninë, kanë dhe ngjyrë më të errët të lëkurës. Melanina thith rrezet ultraviolet të diellit. Për këtë arsye, kur njerëzit qëndrojnë për një kohë të gjatë në diell, lëkura e tyre nxihet. Sidoqoftë, ekspozimi i gjatë në diell mund të jetë i dëmshëm jo vetëm për lëkurën, por edhe për shëndetin tonë. Në shumë raste, ai rezulton të jetë një ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë kancerin e lëkurës.qeliza të vdekura të keratinësqeliza të gjallatë keratinësmelanocitemelaninëStruktura e epidermës101.2 Lëkura
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16