Page 120 - Demo
P. 120


                                    1. Çfarë kuptoni me këmbim brezash?2. Cili është dallimi midis sporofitit dhe gametofitit?3. Cili stad i ciklit jetësor të myshqeve i nënshtrohet mitozës dhe cili mejozës?4. Përshkruani dallimet kryesore midis ciklit jetësor të myshkut dhe ciklit jetësor të fierit.5. Çfarë kuptoni me pllenim të dyfishtë dhe cili është roli i tij?Pyetje dhe detyraZhvillimi i gametofitit mashkullorMësuam që thekët prodhojnë kokrrizat e pjalmit. Qelizat e thekëve prodhojnë përmes mejozës, katër spore mashkullore. Çdo spore ndahet sërish me anë të mitozës dhe formon dy spore të reja, që janë qeliza haploide. Të dyja këto qeliza bashkë me një cipë të hollë që i mbulon ato, formojnë një kokrrizë të vetme pjalmi. Era dhe mënyrat e tjera të transportit bëjnë që kokrrizat e pjalmit të shpërndahen gjithandej.Formimi i gametofitit femërorNjë gametofit femëror mund të formohet në çdo ovul të vezores së lules. Një qelizë e ovulës ndahet me anë të mejozës dhe formon katër spore femërore. Në shumicën e bimëve me lule, tri nga këto spore shkatërrohen dhe mbetet vetëm njëra prej tyre. Bërthama e spores që mbetet, zmadhohet dhe ndahet përmes mitozës, duke dhënë përfundimisht një spore me tri bërthama. Një membranë e hollë i ndan të tria bërthamat, duke formuar shtatë qeliza të veçanta. Bashkësia e këtyre qelizave formon gametofitin femëror, i cili shpesh quhet edhe trasta embrionale. Njëra nga qelizat që ndodhet më në qendër, ka dy bërthama haploide, të cilat quhen bërthama polare. Një nga qelizat e tjera zhvillohet për të dhënë vezën. Pllenimi i dyfishtëNë shumë bimë, pjalmimi bëhet me anë të erës. Plepi, ahu, gështenja, shelgu etj., pjalmohen në këtë mënyrë. Shumë bimë të tjera me lule pjalmohen përmes insekteve, të cilat, duke u ushqyer me nektarin e luleve, marrin me vete pjalmin, të cilin e transportojnë deri te lulet e bimëve të tjera. Ndër insektet që ndihmojnë në pjalmim, bleta ruan një rol të veçantë. Në disa raste, pjalmimi bëhet me anë të shpendëve të vegjël, si kolibrat. Kur kokrriza e pjalmit takon me krezën e pistilit, një nga qelizat e tij fillon të rritet. Kjo qelizë përthith lëndë nga kreza, çka bën që brenda shtyllës së pistilit të fillojë të formohet gypi i pjalmit. Ky gyp zgjatet përgjatë shtyllës së karpelit, në drejtim të ovulës. Pas pjalmimit, një nga qelizat e kokrrizës së pjalmit rritet brenda gypit të tij. Qeliza tjetër po brenda kokrrizës së pjalmit ndahet me anë të mitozës dhe prodhon dy spermatozoide që përshkojnë gjithë gypin e pjalmit. Një prej spermatozoideve pllenon vezën, kurse tjetri kombinohet me trupin polar në trastën embrionale. Qeliza e re ka tashmë tri bërthama, pra është një qelizë triploide (3n). Kjo qelizë shndërrohet në endospermë, d.m.th., në një lëndë ushqyese që shërben për zhvillimin e embrionit.Meqenëse një spermatozoid shërben për pllenimin e një veze, kurse spermatozoidi tjetër përdoret për formimin e qelizës triploide, i gjithë procesi quhet pllenim i dyfishtë. 118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124