Page 121 - Demo
P. 121
Deri më sot njihen rreth 235 000 lloje të bimëve me farë të veshur (farë dhe fryt). Ato janë kryesisht të përhapura në zonën e Tropikut dhe në rajonet me klimë të ngrohtë. Llojet e bimëve me lule mund t’i gjejmë në formën e drurëve, shkurreve dhe bimëve barishtore. Farat e këtyre bimëve, në bazë të ndarjeve që ka fara nga brenda, mund të jenë: dythelbore (kur kanë dy kotiledone) dhe njëthelbore (kur kanë një kotiledon). Farat dhe strukturat e tjera kanë një rol të rëndësishëm në jetën e bimëve. Ato janë pikënisja e një bime të re, e cila rritet dhe shumohet, duke siguruar kështu vazhdimësinë e llojit.Farat dhe frytetPllenimi është vetëm fillimi i procesit që çon përfundimisht në formimin e farave. Te bimët me lule, farat janë pjesë e frytit që zhvillohet nga vezorja. Këto fara mbrohen dhe shpërndahen nga frytet, brenda të cilave ndodhen. Formimi i tyreSiç mësuam më herët, ovulat pllenohen nga spermatozoidet mashkullore. Pas pllenimit, te lulja ndodhin një sërë ndryshimesh të njëpasnjëshme, si venitja dhe vdekja e petlave, e thekëve dhe e shtyllës së pistilit. Në të njëjtën kohë, ovulat dhe vezoret fillojnë të zhvillohen. Përfundimisht ovulat zhvillohen për të dhënë farat. Një farë përmban embrionin bimor, i cili mban një bimë të re dhe lëndën ushqyese. Në varësi të bimës, vezorja mund të përmbajë një ovul ose qindra të tilla. Pjekja e vezores jep frytin, që formohet kryesisht nga muret e vezores. Indi i lëngshëm i tij zhvillohet nga pjesë të tjera të lules. Fryti i mollës, pjeshkës, portokallit, dardhës, kumbullës etj., është i tultë (mishtak). Në dallim me to, fryti i arrave, bajameve dhe lajthive është i fortë dhe i thatë. Roli i shumimit të bimëve në botën e gjallëpetlafrytifara veza vezore nënpetlathekupistiliNdërtimi i lules. Formimi i frytit dhe i farësFryte të thata 5.3119

