Page 122 - Demo
P. 122


                                    Shpërndarja e faraveMirëpo, çfarë ndodh me frytin dhe farën kur janë pjekur plotësisht? Nëse fryti është mishtak dhe me ngjyrë, ai hahet nga kafshë të ndryshme. Farat nuk treten në aparatin tretës të kafshës dhe dalin jashtë, larg bimës prindërore. Në disa raste, fryti mbetet në pemë dhe pasi piqet (bëhet i ngrënshëm, pra frutë) këputet. Mund të ndodhë që fruta të “shpërthejë” e farat të kërcejnë larg. Farat e bimëve mund të shpërndahen edhe nëpërmjet erës, ujit apo kafshëve. Disa fryte, si për shembull rrodhet, janë të pajisura me grremça që shërbejnë për t’u kapur pas gëzofit të kafshëve. Nëpërmjet tyre, farat transportohen larg bimës prindërore. Mbirja e faraveKur farat gjejnë kushte të përshtatshme, si për shembull lagështirën dhe temperaturën optimale, mbijnë për të dhënë bimë të reja. Mbirja përbën fazën e parë të rritjes së bimës. Pjesa më e madhe e farave të bimëve me lule janë të pajisura me lëndë ushqyese, të cilat shfrytëzohen për rritjen e bimës së re. Në fillim nis rritja e rrënjës, më pas fillon rritja e kërcellit të ri, të pajisur me dy gjethëza. Kërcelli dhe gjethëzat fillojnë të përgatitin ushqimin përmes fotosintezës.Përkujdesja ndaj bimëveJeta e bimëve është shumë e rëndësishme jo vetëm për vazhdimësinë e llojit të bimës, por për të gjitha gjallesat e tjera, pasi bimët janë hallka e parë e çdo zinxhiri ushqimor. Për rrjedhojë, numri, cilësia dhe prodhimi i tyre mund të jenë të sigurt vetëm nëse i mbrojmë nga sëmundje të ndryshme.Metodat kryesore të luftimit të sëmundjeve dhe agjentëve dëmtues që mund të shkatërrojnë bimët janë: marrja e masave higjienike; metoda mekanike (fizike); metoda kimike.Ndër masat higjienike përmendim: pastrimin e tokës, mbjelljen e materialit bimor të pastër dhe mbrojtjen e mjedisit nga infektimet e ndryshme.Metoda mekanike (fizike) ka të bëjë me mbledhjen dhe pastrimin mekanik të dëmtuesve dhe pjesëve (organeve) të dëmtuara të bimës. Kur këta dëmtues luftohen nëpërmjet faktorëve fizikë, si temperaturat e ulëta ose ato të larta, atëherë metodat quhen fizike.Metoda kimike bazohet në përdorimin e kimikateve që kanë efekte parandaluese dhe shëruese. Preparatet kimike që përdoren në këtë rast quhen pesticide. Krahas shkatërrimit të insekteve, kërpudhave të ndryshme, barërave të këqija etj., kjo metodë sjell edhe pasoja negative, që lidhen me ndotjen e mjedisit dhe me dëmtimin e produkteve bujqësore.1. Cila pjesë e lules transformohet për të dhënë farë?2. Çfarë roli kanë frytet te bimët?3. Si klasifikohen bimët në bazë të fryteve të tyre?4. Përshkruani disa nga mënyrat e shpërndarjes së farave.5. Si realizohet mbirja e farave?Pyetje dhe detyra120
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126