Page 123 - Demo
P. 123
5.4 Punë praktikeShumimi vegjetativ përmes rrënjëzimit të gjetheve të begonjësMjetet e nevojshme: bimë begonje, gërshërë, doreza plastike, gota qelqi ose gota plastike etj.Zhvillimi i punës1. Zgjidhni një ose disa gjethe begonje të shëndetshme. Priteni bishtin e gjethes jo shumë të gjatë. (Bëni kujdes me gërshërët, sepse maja e tyre është e mprehtë. Pasi të mbaroni punë, vendosini në vend të sigurt. Disa njerëz janë alergjikë ndaj lëngjeve të bimëve. Mos e prekni lëngun e bimës pa vendosur më parë dorezat e punës.2. Mbusheni me ujë një gotë të pastër. Mbulojeni gotën me letër alumini.3. Shponi disa vrima të vogla në letrën e aluminit. Vrimat të jenë afërsisht të barabarta me madhësinë e bishtit të gjethes. Futni në to bishtat e gjetheve që qëndrojnë të zhytura në ujë.4. Futeni gotën e ujit me gjethet e begonjës në një qese plastike transparente. 5. Vendoseni preparatin në një vend të ngrohtë dhe me diell.6. Prisni një ose dy javë derisa gjethet të rrënjëzojnë. 7. Vëzhgoni gjethet dhe thoni se nga cila pjesë e gjethes kanë dalë.8. Kur rrënjët arrijnë gati 2 cm, ju mund ta mbillni bimën në një vazo me humus.9. Hartoni një raport të shkurtër, duke shënuar në fletore vëzhgimet tuaja. Nëse mundeni, bëni disa fotografi të përgatesës dhe ilustroni me to raportin tuaj.1. Cilat janë llojet e shumimit vegjetativ të bimëve?2. Si shumohet bima e begonjës?3. Përmendni disa zbatime praktike të shumimit vegjetativ të bimëve.Pyetje dhe detyraBima e begonjës121

