Page 124 - Demo
P. 124


                                    1. Përmes cilit organ realizohet riprodhimi vegjetativ te bimët?a) Përmes rrënjëve. b) Përmes kërcellit.c) Përmes gjetheve. d) Përmes rrënjëve, kërcellit dhe gjetheve.2. Cili prej pohimeve të mëposhtme është i saktë në lidhje me ciklin jetësor të fierit?a) Brezi sporofit ka kohëzgjatje të madhe, kurse ai gametofit ka kohëzgjatje të vogël.b) Brezi gametofit ka kohëzgjatje të madhe, kurse ai sporofit ka kohëzgjatje të vogël.c) Të dy brezat kanë të njëjtën kohëzgjatje.d) Të dy brezat nuk kanë kohëzgjatje të njëjtë.3. Cili është organi i riprodhimit seksual te bimët me lule?a) farat; c) lulja;b) gjethet; d) kërcelli.4. Cili është organi mashkullor riprodhues i lules?a) thekët; c) pistili;b) pjalmorja; d) shtyllëza.5. Cila pjesë e lules transformohet për të dhënë farë?a) ovulat; b) petlat; c) thekët; d) pistili.6. Një pistil është i përbërë nga:a) vezorja, ovula dhe pjalmorja;b) ovula, kreza dhe pjalmorja;c) zigota, kreza dhe pjalmorja;d) kreza, shtyllëza dhe vezorja.7. Një bimë prodhon lule të vogla, pa aromë dhe pa ngjyra të theksuara. Pjalmimi i kësaj luleje ka më shumë mundësi të bëhet me anë të:a) insekteve; b) ujit; c) erës; d) shpendëve.8. Fryti është një strukturë e specializuar:a) për të mbrojtur farat;b) për të mbrojtur kokrrat e pjalmit;c) për të shpërndarë farat;d) për sigurimin e ushqimit për embrionin.9. Shkruani termat e duhur për përkufizimet e mëposhtme:a) Organi riprodhues mashkullor i lules quhet________________________.b) Organi riprodhues femëror i lules quhet ______________________.c) Pjesa e organit femëror që përmban vezët, quhet ____________________.d) Struktura me ngjyra të ndryshme që tërheqin insektet, quhen_________________.5.5 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse 122
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128