Page 126 - Demo
P. 126


                                    legeni eshtrat ku lidhen këmbët dhe boshti kurrizor.femuri eshtrat që lidhin legenin dhe gjurin.skeleti tërësia e të gjitha eshtrave të trupit.plazma pjesa e lëngshme e gjakut.fibrinogjeni proteinë që gjendet në plazmën e gjakut.albuminat formë e thjeshtë e proteinës që gjendet në plazmën e gjakut.globulinat formë topthore e proteinës.eritrocitet qelizat e kuqe të gjakut.leukocitet qelizat e bardha të gjakut.trombocitet pllakëzat e gjakut që luajnë rol në koagulim.hemoglobina pigmenti që u jep ngjyrën e kuqe eritrociteve dhe bart gazet.perikardi qeska që mbështjell zemrën.arterie enë që mbart gjakun nga zemra drejt organeve.arteriole arterie që ka diametër shumë më të vogël.venë enë që mbart gjakun nga organet te zemra.venolë venë që ka diametër shumë më të vogël.kapilarë enët e gjakut me diametrin më të vogël, ku ndodh shkëmbimi i gazeve dhe materieve ndërmjet gjakut dhe organeve.valvul formacion që mundëson kalimin e gjakut vetëm në një drejtim.puls ritmi i zemrës, i cili mund të dëgjohet në arteriet e ndryshme.limfë lëngu ndërmjet qelizave të indeve të ndryshme.gjëndra limfatike kryqëzim i rrugëve limfatike, ku maturohen qelizat e bardha të gjakut.limfocite lloj i leukociteve që prodhojnë antitrupa.elektrokardiogrami regjistrimi i aktivitetit elektrik të zemrës.transplanti vendosja kirurgjike e një organi të një personi te një person tjetër.imunitet aftësia e organizmit për t’u mbrojtur nga agjentë jashtë trupit.transfuzion marrja e gjakut të një personi tjetër për nevoja të organizmit, në rastet e humbjes së sasive të mëdha të gjakut.diafragmë muskuli që ndan hapësirën e kraharorit me atë të barkut.alveola qeska të vogla në mushkëri, ku ndodh shkëmbimi i gazeve ndërmjet ajrit dhe gjakut.oksihemoglobine hemoglobinë e ngopur me oksigjen.lemzë refleks i diafragmës, ku diafragma tkurret me shpejtësi dhe shtyn mushkërinë që të nxjerrë ajrin me shpejtësi.teshtimë refleks, i cili nxjerr ajrin me shpejtësi nga mushkëria, pas ngacmimit të pjesës së brendshme të hundës.124
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130