Page 127 - Demo
P. 127
gërhitje zhurma që krijon hyrja apo dalja e ajrit nga pengesat e ndryshme gjatë rrugëtimit të tij.kollë refleks i nxjerrjes së ajrit me shpejtësi nga mushkëria, pas ngacmimit të fytit.emfizema sëmundje ku ndodh pëlcitja e alveolave.tuberkulozi sëmundje që shkaktohet nga bacili i tuberkulozit.mukus prodhim jargor i epitelit të organeve të ndryshme (lukth, hundë etj.).amilazë enzima që zbërthen amidonin.celulozë sheqer i përbërë, i cili ndërton pjesën e fortë të bimës.kapsllëk vështirësi në jashtëqitje si pasojë e tharjes së mbetjes në zorrën e trashë.kolesterol alkool që ndërton yndyra me fortësi të madhe.kalori njësia matëse energjetike e metabolizmit.homeostaza aftësia e sistemeve të ndryshme që t’u kundërvihen ndryshimeve të jashtme.ureter kanali që lidh veshkën me fshikëzën urinare.uretra kanali që nxjerr urinën nga fshikëza urinare jashtë trupit.glomeruli vendi ku filtrohet gjaku në veshka.nefroni njësia themelore e veshkave ku ndodh filtrimi i gjakut.tërmishëza pankreasi. duodeni zorra dymbëdhjetëgishtore, e cila është vazhdim i lukthit. neuroni qeliza nervore që njihet si njësia e sistemit nervor.dendrite zgjatimet e shkurtra të neuronit.aksoni zgjatimi i gjatë i neuronit.mielina lëndë lipoproteinike me ngjyrë qumështi, që gjendet në qelizat që mbështjellin aksonet e neuroneve.sinapsa vendi ku neuroni komunikon me qelizat e tjera (neurone, qeliza muskulore apo gjëndrore).hipotalamusi pjesa e sistemit nervor qendror, ku gjenden qendrat kryesore të kontrollit të organeve të brendshme.hipofiza gjëndra që gjendet në kokë dhe kontrollon punën e të gjitha gjëndrave të tjera endokrine.receptor qelizë e specializuar për të pranuar dhe konvertuar një ngacmim në impuls nervor.refleks reagim automatik i një sistemi si pasojë e një ngacmimi.125

