Page 128 - Demo
P. 128
simpatik pjesa e sistemit nervor periferik autonom, e cila përfshin nerva që dalin nga palca kurrizore e regjionit të kraharorit dhe barkut.parasimpatik pjesa e sistemit nervor periferik autonom, e cila përfshin nerva që dalin nga palca kurrizore e regjionit të kokës, qafës dhe kërbishtit.neurolog mjek specialist i ndërtimit dhe funksionit fiziologjik të sistemit nervor.psikiatër mjek specialist, i cili merret më patologjitë mentale.psikolog profesionist, i cili përdor psikoterapinë që të përmirësojë gjendjen mentale.bardhema pjesa e bardhë që mbështjell syrin.retina pjesa ku gjenden receptorët e dritës, që mundësojnë shikimin.kudhra pjesë e tri eshtrave të vogla të veshit.yzengjia pjesë e tri eshtrave të vogla të veshit.kanali i Eustahut kanali që lidh veshin me hapësirën e fytit.aparati i Kortit pjesa e veshit të brendshëm, ku gjenden receptorët për të dëgjuar.papilla formacione që ndodhen në gjuhë, ku gjenden receptorët e shijes.vestibulare shqisa e drejtpeshimit, që tregon raportin e trupit me gravitetin.kinestetike shqisa që tregon për raportin e pjesëve të trupit me vetë trupin.hormon kimikat që prodhohet nga gjëndrat endokrine.sekrecion prodhim i gjëndrave me tajim të jashtëm.paratiroide gjëndër e vogël, e cila gjendet në trupin e gjëndrës tiroide rreth laringut.tiroide gjëndra që mbështjell laringun.vezore gjëndër seksuale femërore.testikul gjëndër seksuale mashkullore.timusi gjëndër që gjendet prapa dërrasës së kraharorit, e cila te njeriu, pas lindjes humb funksionin.rizomë pjesë nëntokësore e kërcellit të bimës.zhardhok pjesë nëntokësore e rrënjës apo kërcellit, e cila trashet dhe grumbullon materie rezervë.spore formë joaktive e qelizës, që mundëson tejkalimin e kushteve të vështira. stolone zgjatim i kërcellit, i cili shërben për shumim vegjetativ. pistil organi femëror te lulja.thekë organi mashkullor te lulja.pjalmim procesi i bartjes së polenit nga thekët te pistili.myshqe bimë që nuk kanë organe të vërteta.spermatozoid qeliza seksuale mashkullore te shtazët.126

