Page 129 - Demo
P. 129
spermë tërësia e lëngut që përmban spermatozoidet.kordoni kërthizor (umbilikal)formacioni që mundëson komunikimin e gjakut të fëmijës (para lindjes) me gjakun e nënës, nëpërmjet placentës.pllenim bashkimi i spermatozoidit me qelizën vezë.kandërr insekt.larvë formë jo e rritur e një insekti.pupë formacioni kur insekti kalon nga gjendja e larvës, në atë të rritur.gamete seksuale qeliza seksuale.prostata organ mashkullor, i cili merr pjesë në prodhimin e pjesës së lëngshme të spermës.epididimi qeska ku qëndrojnë spermatozoidet e prodhuara në testise. penis organ i jashtëm seksual mashkullor.vaginë organ seksual femëror. skrotumi qeska ku gjenden testiset.gypat e fallopit gypat që lidhin vezoret me mitrën.cikël menstrual ndryshimi ciklik në prodhimin e hormoneve dhe shtresës së brendshme të mitrës.mitër organi femëror ku zhvillohet fetusi/embrioni.estrogjen hormon seksual femëror. progesteron hormon seksual femëror.pubertet mosha kur te një person fillojnë të zhvillohen organet seksuale dhe pjekuria në përgjithësi.adoleshencë mosha pas pubertetit, ku trupi vazhdon pjekjen.embrion formacioni që formohet pas ndarjeve të zigotës.placentë shtresa që mbështjellë fetusin dhe mundëson komunikimin me nënën.kondom mjet që mundëson mbrojtjen nga infeksionet apo shtatzënitë e padëshirueshme gjatë aktit seksual.spermicid kimikat që ka aftësinë të asgjësojë qelizat spermatozoide.kontraceptivë mjete apo kimikate që shërbejnë për të pamundësuar shtatzëninë.sterilizim procedurë, e cila shkakton paaftësinë e një individi që të krijojë pasardhës.127

