Page 13 - Demo
P. 13


                                    1. Cilat janë shtresat e lëkurës?2. Cila nga këto shtresa përmban enë gjaku dhe rrënjët e qimeve?3. Cili është funksioni i hipodermës?4. Paraqitni me anë të një diagrami strukturat e epidermës dhe dermës, si dhe gjëndrat e djersës dhe folikulat e qimeve.Pyetje dhe detyraHipoderma është shtresa më e thellë e lëkurës. Në pjesë të ndryshme të trupit, ajo ka trashësi të ndryshme. Hipoderma është e ndërtuar nga indi lidhor dhe nga ai dhjamor, i cili e mbron trupin nga i ftohti, zbut goditjet dhe shërben si rezervë energjetike e organizmit.mbaresa nervoremelanociteEpidermaDerma Hipodermashtrati i qelizave të vdekura të keratinësgjëndër e yndyrës enët e gjakutStruktura e lëkurësTë dimë më shumë Më sipër mësuam se në dermë gjenden muskuj, të cilët tkurrin folikulat e qimeve. Derma përmban enët e gjakut dhe gjëndrat e djersës, si dhe nervat, të cilët përftojnë ndjesinë e të ngrohtit dhe të ftohtit. Nëpërmjet tyre, lëkura luan një rol shumë të rëndësishëm në rregullimin e temperaturës trupore.Gjatë stinës së verës, kur kemi nxehtë për shkak të rritjes së temperaturave të ajrit, ose kur jemi sëmurë dhe temperatura e brendshme e trupit rritet, enët e gjakut që ndodhen në dermë zgjerohen. Në këtë mënyrë, ato mundësojnë largimin e nxehtësisë. Gjëndrat e djersës prodhojnë më shumë djersë. Së bashku me djersën del edhe një pjesë e energjisë, çka bën që trupi të mbajë një temperaturë të qëndrueshme.Gjatë stinës së dimrit, kur kemi ftohtë apo në raste të tjera kur jemi në ambiente të ftohta,kapilarët e gjakut tkurren. Në këto momente, trupi nuk djersin më dhe muskujt e skeletit tkurrennë mënyrë të pavullnetshme dhe ritmike, për të prodhuar një sasi më të madhe nxehtësie. Në këtëmënyrë, temperatura e trupit kthehet në gjendje normale.11
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17