Page 14 - Demo
P. 14


                                    Shtresat nga të cilat përbëhet lëkura, kanë disa anekse që ndihmojnë funksionimin normal të saj. Këto anekse janë gjëndrat e yndyrës dhe të djersës, si dhe qimet e thonjtë, që formohen si rezultat i shndërrimit të epidermës.Gjëndrat e yndyrësGjëndrat e yndyrës janë të vendosura në shtresën e dermës, në të dyja anët e rrënjës së qimes. Këto gjëndra prodhojnë pikëza yndyre, të cilat, pasi dalin në sipërfaqe, e bëjnë lëkurën të butë dhe e ruajnë nga tharja.Gjëndrat e djersësKëto gjëndra janë të shpërndara në të gjithë sipërfaqen e trupit. Djersa është një lëng i përbërë nga uji, kripërat minerale dhe, në sasi të vogla, nga substanca toksike. Të gjitha këto dalin nga organizmi nëpërmjet djersitjes. Aktiviteti i gjëndrave të djersës rregullon temperaturën e trupit, sepse e freskon lëkurën.Qimet dhe thonjtëQimja formohet në folikul, e cila mbahet e zbutur prej yndyrës që prodhojnë gjëndrat e yndyrës. Pjesa jashtë folikulës së qimes përbëhet nga qelizat e vdekura dhe nga keratina.Funksioni i qimeve është shumë i rëndësishëm, pasi ato e mbrojnë trupin nga i ftohti dhe i nxehti. Ngjyra e flokëve përcaktohet nga melanina (pigmenti që prodhojnë disa nga qelizat e epidermës), ndërsa zhvillimi i tyre varet nga mosha dhe gjinia. Thonjtë janë shtresa të holla, por të forta dhe të qëndrueshme, të cilat veshin pjesën e sipërme të majave të gishtërinjve të dorës dhe të këmbës. Ata formohen nga qeliza të specializuara të epidermës dhe përmbajnë keratinë. Pjesa e jashtme e thoit përbëhet nga qeliza të vdekura, ndërsa rrënja nga qeliza të gjalla. Thonjtë kanë funksion mbrojtës.Struktura e gjëndrës së djersësStruktura e gjëndrës së yndyrës1.3 Funksionet e lëkurës12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18