Page 15 - Demo
P. 15


                                    1. Çfarë funksioni kanë qimet në trupin e njeriut?2. Shpjegoni rëndësinë që ka djersa për lëkurën dhe trupin.3. Si rriten flokët, nga majat apo nga rrënjët e tyre? Argumentoni përgjigjen.Pyetje dhe detyraKujdesi për lëkurënMirëmbajtja e lëkurës nuk është vetëm një çështje estetike, por mbi të gjitha shëndetësore. Lëkura është një organ mjaft i rëndësishëm i trupit. Për të pastruar lëkurën duhet të përdorim sapun me përbërës dhe pehash të kontrolluar nga institucionet përkatëse. Në varësi të llojit të lëkurës mund të përdorim sapun, shampo dhe tretësira të tjera pastruese me pehashin e duhur.Për ta mbajtur lëkurën sa më butë, mund të përdoren kremëra të posaçëm. Përdorimi i llojeve të kremërave varet nga lloji i lëkurës, sepse ka lëkurë të thatë, me yndyrë etj.Në stinën e verës, kur pushojmë në plazh, duhet ta lyejmë vazhdimisht trupin me vajin ose kremin që na mbron nga rrezet e forta të diellit. Gjithashtu duhet të qëndrojmë në hije. Ditën e parë të plazhit duhet të qëndrojmë 8-10 minuta në diell, të dytën 15 minuta e kështu me radhë, çdo ditë e më tepër.A e dini se...– Një pjesë e lëkurës sonë ndërrohet çdo 2-4 javë, duke bërë që në vit të rezultojë përafërsisht 1 kg lëkurë e vdekur.- Nëse rrudhat e lëkurës së një të moshuari/e do të përhapeshin, përmasat e saj do të arrinin ato të një këllëfi jastëku.– Çdo vit, ne humbasim rreth 4 kg qeliza lëkure. - Për çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere. Duket e paimagjinueshme në fakt, por është e vërtetë. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi një pjesë e mirë e këtyre baktereve janë të padëmshme dhe pa pasoja për organizmin tonë.- Një fije floku mund të mbajë peshën e një molle.- Burimi i erës së trupit, përfshirë edhe erën e këmbëve, është djersa. Në fakt, këmbët janë ndër pjesët e trupit që djersisin më shumë. Të dyja këmbët mund të prodhojnë rreth 500 mijë pika djerse në ditë.- Qimet e fytyrës rriten shumë më shpejt se çdo qime tjetër në trup. Te meshkujt, mjekra rritet shumë shpejt. - Lëkura jonë ka katër ngjyra; edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra të tjera të fshehura. Kështu, pranë enëve të gjakut lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po ashtu, lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në disa pjesë të saj. Ngjyra e fundit është e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katër ngjyrat përzihen me njëra-tjetrën, duke krijuar kështu lëkurë me pigmente të ndryshme. Këtë e tregon edhe shumëllojshmëria e racave në mbarë globin.- Sipas studimeve, në fund të jetës së tij, trupi i njeriut rezulton të ketë prodhuar 950 kilometra flokë.13
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19