Page 16 - Demo
P. 16
Lëkura është një organ që ripërtërihet vazhdimisht dhe përmban një numër shumë të madh mikroorganizmash. Funksioni i saj është mbrojtja e organeve të tjera dhe mbajtja e tyre në tërësi të organizuar. Lëkura i përket grupit të organeve shqisore, që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë (d.m.th. përfaqëson shqisën e të prekurit). Ajo rregullon temperaturën trupore dhe sintetizon vitaminat B dhe D.Në lëkurën e trupit tonë jetojnë baktere dhe kërpudha njëqelizore. Krahas tyre, ajo është përherë e rrezikuar nga lëndët kimike, mikrobet e ndryshme, parazitët, agjentët atmosferikë etj., veprimi i të cilëve dëmton kryesisht shtresën e epidermës. Dëmtimi i saj është shkaku kryesor i një sërë sëmundjesh që prekin lëkurën.Djegia e lëkurësNë shumë raste, lëkura mund të pësojë djegie për shkak të të nxehtit (në verë), energjisë elektrike, përbërjeve kimike, fërkimit apo rrezatimeve të ndryshme. Më shpesh, djegiet e lëkurës shkaktohen prej pakujdesisë gjatë gatimit dhe qëndrimit për një kohë të gjatë në diell. Aknet janë puçrra të vogla, zakonisht të mbushura me qelb, të cilat shfaqen kryesisht në: fytyrë, qafë, kraharor dhe shpinë. Më së shumti, ato “lulëzojnë” në fazën e pubertetit, për shkak të rritjes së aktivitetit të gjëndrave yndyrore, të cilat zmadhohen dhe prodhojnë më shumë yndyrë. Yndyra poregjëndrae yndyrësgrumbullim i qelizave të vdekuraepidermafolikula e qimesbakter proliferat inflamaciondermaakneFormimi i aknesDëmtimet e lëkurës dhemasat për mbrojtjen e saj1.414

