Page 17 - Demo
P. 17
e tepërt shkatërron muret qelizore në pore dhe kjo shkakton zhvillimin e baktereve. Një ndër shkaqet kryesore të formimit të akneve dhe të shumë sëmundjeve të lëkurës është mungesa e higjienës personale. Në këto kushte, poret e lëkurës së trupit mbyllen nga djersa apo pluhuri, duke krijuar kushte të volitshme për zhvillimin e parazitëve, të cilët shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Zgjebja është sëmundje ngjitëse e lëkurës, që shkaktohet nga këpusha e zgjebes: akarina (në latinisht: Sarcoptes scabiei). Ajo shfaqet zakonisht midis gishtave, në bark, në kurriz dhe në kofshë, në formën e puçrrave me ujë dhe me kore. Këpusha paraziton në epidermë, duke hapur kanale të vogla, në të cilat lë vezët e saj. Te personat e prekur, kjo sëmundje shkakton kruajtje të forta dhe të shpeshta. Duke qenë se është ngjitëse, ajo përhapet shumë shpejt nëpërmjet kontaktit fizik me të sëmurin apo me anë të rrobave të tij (peshqiri, çarçafët etj.). Për të shmangur përhapjen e zgjebes, i sëmuri duhet t’i drejtohet mjekut për ndihmë dhe më pas të izolohet deri në shërimin e plotë të tij. Po kështu, familjarët apo personat që jetojnë me të sëmurin, duhet të tregojnë kujdes (të shmangin kontaktet fizike me të) dhe, nëse është e nevojshme, të marrin mjekimin e duhur. Krahas zgjebes, lëkura mund të infektohet edhe nga sëmundje të tjera, si p.sh.: ekzemat, të cilat shkaktohen nga përdorimi i shpeshtë i produkteve kozmetike; urtikariet, që janë dëmtime të rënda të lëkurës, por jo ngjitëse etj. Kanceri i lëkurës zhvillohet kryesisht në epidermë. Kjo bën që në të shumtën e rasteve, sëmundja të diagnostikohet qysh në fazat e para të zhvillimit të saj. Një nga faktorët që shkaktojnë kancerin e lëkurës është ekspozimi për një kohë të gjatë i trupit ndaj rrezeve ultravioletë. Për këtë arsye këshillohet që gjatë të përdorim të gjitha mjetet që nevojiten për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit. Një faktor tjetër po aq i rëndësishëm është ai gjenetik.1. Çfarë funksioni ka lëkura?2. Renditni disa nga llojet e sëmundjeve të lëkurës.3. Përshkruani disa mënyra ose mjete që mund të përdoren për të parandaluar problemet me lëkurën.Pyetje dhe detyraParaziti i zgjebes dhe pasojat në trupin tonë15

