Page 18 - Demo
P. 18


                                    Të gjitha gjallesat lëvizin. Vertebrorët (rruazorët), ku bën pjesë edhe njeriu, lëvizin nëpërmjet sistemit skeletor dhe atij muskulor. Skeleti mban trupin, e ndihmon të lëvizë dhe mbron disa organe të buta që ndodhen brenda tij. Sistemi skeletor i njeriut është i përbërë nga 206 kocka, të cilat sipas vendit që zënë, kryejnë funksione të ndryshme. Pjesët kryesore të skeletit janë: kockat e kokës (mbrojnë trurin), kockat e shtyllës kurrizore (mbrojnë palcën nervore), kockat e kafazit të kraharorit (mbrojnë zemrën dhe mushkëritë), kockat e gjymtyrëve të sipërme dhe ato të gjymtyrëve të poshtme.Kockat e kokës ndahen në dy pjesë: kockat e kafkës dhe kockat e fytyrës. Kafka është pjesa e pasme e kokës dhe përbëhet nga 8 kocka të ngjitura me njëra-tjetrën. Ato janë të vendosura në mënyrë të tillë, që të krijojnë një zgavër të posaçme për trurin. Kockat e fytyrës përbëjnë pjesën e përparme të kokës. Në këtë pjesë, me përjashtim të nofullës së poshtme, e cila është e lëvizshme, të gjitha kockat e tjera janë të ngjitura ndërmjet tyre dhe të palëvizshme.Shtylla kurrizore përbëhet nga bashkimi i 32-34 vertebrave dhe shtrihet nga fundi i kafkës deri te bishti.(Vertebra e parë që lidhet me kafkën quhet atlas). Ajo shërben si strukturë mbajtëse e organizmit, si vend për kapjen e muskujve, si dhe për mbrojtjen e palcës kurrizore. Në pjesën e sipërme, shtylla kurrizore mban kokën, ndërsa anash, gjymtyrët e sipërme dhe ato të poshtme. Ajo ka formën e shkronjës S, një formë mjaft e rëndësishme, pasi ndihmon në shpërndarjen e peshës trupore në disa pika të saj. Në këtë mënyrë, efekti i peshës trupore është i shpërndarë në mënyrë të barabartë. Shtylla kurrizore ndahet në disa zona, të cilat janë: zona e qafës (7 vertebra), zona e kraharorit (12 vertebra), zona e belit (5 vertebra), zona e kryqeve (5 vertebra), zona e kërbishtit (3-4 vertebra). Secila nga vertebrat ka në mesin e saj një hapësirë, në të cilën kalon palca kurrizore.Ndërtimi i sistemit skeletorkafkashtylla kurrizoreklavikulabrinjëtdërrasa e kraharoritshpatullakocka e krahutkockat e parakrahutkockat e dorëslegenikocka e kofshëskocka e kërciritkockat e shputësNdërtimi i sistemit skeletor1.516
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22