Page 19 - Demo
P. 19
Brinjët janë 12 çifte kockash të gjata e të harkuara. Falë formës që kanë, 10 nga çiftet e kockave kapen në dy pika: në pjesën e pasme të trupit (në shtyllën kurrizore) dhe në pjesën e përparme të tij (në kockën e kafazit të kraharorit). Në këtë mënyrë, ato formojnë kafazin e kraharorit. Ndërsa dy çiftet e fundit kapen vetëm në shtyllën kurrizore, ndërsa në anën tjetër janë të lira. Kjo mundëson lëvizjen e muskujve të kafazit të kraharorit për të kryer frymëmarrjen.Gjymtyrët e poshtme dhe gjymtyrët e sipërme kanë strukturë të ngjashme. Secila prej tyre përbëhet nga një kockë e gjatë, që lidhet me pjesën tjetër të trupit. Te gjymtyrët e sipërme, kjo lidhje realizohet me anë të brezit të shpatullave, ndërsa te gjymtyrët e poshtme, nëpërmjet brezit pelvik (kockave të legenit). Pas kockave të gjata, si te gjymtyrët e sipërme, ashtu edhe tek ato të poshtme, vijnë dy kocka paralele (përkatësisht: radiusi dhe ulna te parakrahu, tibia dhe fibula te kërciri i këmbës), si dhe një numër i madh kockash në pëllëmbën e dorës (karpet, metakarpet dhe falangjet) dhe në pjesën fundore të shputës së këmbës (tarset, metatarset dhe falangjet). Në mënyrë të përmbledhur mund të themi se sistemi skeletor:a) ka funksion mbështetës (mban trupin); b) mbron organet e buta;c) nëpërmjet nyjeve (artikulacioneve) mundëson lëvizjen; d) depoziton lëndët minerale;e) prodhon rruazat e kuqe të gjakut (në palcën e kuqe të kockave). 1. Cilat janë funksionet kryesore të sistemit skeletor të njeriut?2. Çfarë funksioni kanë kockat e kokës?3. Përse shërben radiografia me rreze X? Argumentoni përparësitë dhe të metat e saj.Pyetje dhe detyraA e dini se...Nga mosha 40-vjeçare e 20 vitet në vazhdim, lartësia e trupit të njeriut zvogëlohet me 1,2 cm. Kjo vjen si rezultat i zvogëlimit të kërceve në formë disku, që ndodhen midis vertebrave, por edhe për shkak se këto të fundit mund të humbin masën e tyre kockore (pra, madhësia e tyre zvogëlohet).Të dimë më shumëNë mjekësi, një nga metodat më të mira për të zbuluar ndërtimin, funksionimin apo problemet e kockave është radiografia me rreze X. Me ndihmën e radiografive identifikohen thyerjet e kockave, tumoret apo deformimet e shtyllës kurrizore. Duke qenë se rrezet X janë valë elektromagnetike të padukshme me energji dhe frekuencë shumë të lartë, ato përdoren vetëm mbi indet e forta. Kjo tregon se çdolloj rrezatimi është i dëmshëm për organizmin. 17

