Page 20 - Demo
P. 20
1.6 Ndërtimi i kockës dhe nyjetA e dini seRoli i vitaminës D është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Pjesën më të madhe të vitaminës D, njeriu e merr nëpërmjet rrezeve të diellit. Kur këto rreze (sidomos ato të paradites), bien në kontakt me lëkurën, nxitin prodhimin e vitaminës D. Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë (me diell), përfitojnë më shumë nga kjo vitaminë sesa ata që jetojnë në vende të ftohta (pa diell). Mungesa e vitaminës D vështirëson procesin e eshtërimit, duke shfaqur sëmundjen e rakitizmit, sidomos te kockat që mbajnë peshën e trupit.periostienët e gjakutpalcagypi i Haversitkërcizona sfungjerorezona kompakteDiagrami tregon ndërtimin e një kocke të gjatëSkeleti i vertebrorëve është i përbërë nga kockat dhe kërcet. Kocka është e përbërë nga qeliza të gjalla, osteocitet, të cilat janë të zhytura në një lëndë që quhet kolagjen. Për nga forma, kockat ndahen në: kocka të gjata, të shkurta, të sheshta, të çrregullta etj.Të gjitha kockat vishen nga një shtresë që quhet periost. Roli i periostit është rritja e kockave të reja dhe riparimi i tyre. Poshtë periostit gjendet indi kockor, i cili është i pasur me lëndë minerale. Te kockat e gjata, indi kockor është në trajtë sfungjerore në skaje dhe mjaft i ngjeshur në qendër. Ky ind përshkohet nga gypat e Haversit, brenda të cilëve kalojnë enë gjaku dhe nerva. Në qendër të kockave të gjata gjendet palca, e cila është vendi ku prodhohen qelizat e kuqe, rruazat e bardha dhe pllakëzat e gjakut.Kërcet janë inde të forta shumë elastike, të cilat nuk përmbajnë kripëra minerale. Gjatë muajve të parë të jetës, skeleti i njeriut është i ndërtuar prej kërcit, i cili pak nga pak i nënshtrohet procesit të eshtërimit. Te fëmijët e vegjël dhe te të rinjtë, procesi i formimit të kockës është i vazhdueshëm, ndaj ushqimi që ata hanë, duhet të jetë i pasur me kalcium. Faktor i rëndësishëm për thithjen e kalciumit nga zorrët është vitamina D.Kocka me forma të ndryshme kockë e çrregullt te shpatulla kockë e sheshtë te vertebrat kockë e gjatë te gjymtyrët18

