Page 21 - Demo
P. 21
Nyjet e kockaveNë sistemin skeletor dallohen tri lloje nyjesh:• nyje me dhëmbëza (sutura) të palëvizshme; • nyje me kërca (disqe kërcore, shtojca kërcore);• nyje të lëvizshme dhe gjysmë të lëvizshme. Kafka e kokës ka nyje me dhëmbëza të palëvizshme. Ajo përbëhet nga shumë kocka të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Këto bashkime i mundësojnë kafkës mbrojtjen e trurit.Kockat e nofullave bashkohen me kockat e kafkës nëpërmjet nyjeve të lëvizshme. Në këtë mënyrë, nofullat lëvizin lart-poshtë dhe anash gjatë përtypjes, kur flasim ose kur teshtijmë.Bërryli është nyje gjysmë e lëvizshme. Ai mund të lëvizë vetëm në një drejtim. Lëvizja e kësaj nyje është shumë e rëndësishme, sepse forca e fërkimit që lind mes dy sipërfaqeve që lëvizin në kah të kundërt me njëra-tjetrën, priret të pengojë lëvizjen. Për të zbutur fërkimin mes tyre:• fundet e kockës janë të veshura me një material të lëmuar dhe të rrëshqitshëm, i cili quhet kërce ose kartilagj;• hapësira mes dy kockave mbushet me një lëng të trashë dhe të rrëshqitshëm, që quhet lëngu sinovial;• lëngu sinovial i jep mundësi nyjes të lëvizë më lirshëm, ashtu siç bën vaji me pjesët lëvizëse të një makine ose biçiklete.1. Cila pjesë e trupit ka një nyje të palëvizshme? Përse është e dobishme kjo nyje?2. Përse është i rëndësishëm zvogëlimi i fërkimit në nyjet e lëvizshme?3. Përshkruani rolin që ka kërcja në nyjen e bërrylit.4. Cili është funksioni i lëngut sinovial?Pyetje dhe detyranyja e bërrylit nyje me dhëmbëzanyje gjysmë e lëvizshme19

