Page 22 - Demo
P. 22


                                    Muskujt dhe skeleti kanë funksion mbështetës dhe lëvizës. Muskuli është i vetmi organ i specializuar për prodhimin e forcës muskulore, e cila i jep mundësi organizmit të lëvizë. Ka shumë lëvizje që nuk shihen, si p.sh.: puna e zemrës dhe e enëve të gjakut, lëvizja e masës ushqimore në lukth etj.Një funksion tjetër i rëndësishëm i muskujve është prodhimi i nxehtësisë trupore. Sa herë që ne vrapojmë, ecim apo kryejmë veprimtari të tjera fizike, muskujt prodhojnë energji, pra nxehtësi trupore.Nisur nga format dhe funksionet që kanë, muskujt klasifikohen në: muskuj të lëmuar, muskuj të vijëzuar dhe muskuj të zemrës.Muskujt e lëmuar janë pjesë ndërtuese e organeve të brendshme, si: enët e gjakut (arteriet, venat), lukthi, zorrët etj. Roli i tyre është shumë i rëndësishëm, pasi i vënë në punë këto organe. Tkurrja e këtyre muskujve bëhet ngadalë, në mënyrë ritmike dhe të pavullnetshme.Muskujt e vijëzuar ose muskujt skeletorë kanë si veçori specifike kryerjen e lëvizjes së vullnetshme. Ata janë të vendosur në këmbë, krahë, bark, shpinë etj. Pjesa më e madhe e muskujve lëvizin kockat. Ata kapen pas kockave nëpërmjet tendinëve.Muskujt e zemrës kanë funksion të njëjtë me muskujt e lëmuar, sepse tkurren në mënyrë të pavullnetshme, ndërsa për sa i përket strukturës së tyre, ngjajnë me muskujt e vijëzuar.Shumica e muskujve punojnë në dyshe. Kur njëri muskul tkurret dhe e tërheq kockën me të cilën është lidhur, muskuli tjetër lëshohet. Kjo e bën kockën të lëvizë.1.7 Ndërtimi i sistemit muskulormuskuli i lëmuarmuskuli i zemrësmuskuli skeletor20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26