Page 23 - Demo
P. 23


                                    Ndërtimi i muskulitNjë muskul i vijëzuar është i përbërë nga qindra e mijëra qeliza muskulore, të cilat quhen fibra muskulore. Ato shtrihen paralelisht me njëra-tjetrën. Njësia funksionale e një muskuli që realizon tkurrjen është sarkomeri. Kur në muskul arrin një ngacmim, fijet e holla të aktinës fillojnë të rrëshqasin mbi fijet e trasha të miozinës. Në këtë rast, sarkomeri nis të shkurtohet. Tkurrja muskulore kërkon energji, e cila sigurohet nga molekulat e sheqerit që vijnë nga gjaku. Falë oksigjenit, lënda sheqerore digjet në qelizat muskulore, duke prodhuar kështu energji. Kur sasia e oksigjenit është e pamjaftueshme, muskuli lodhet dhe në të grumbullohen lëndë që nuk lejojnë tkurrjen e muskulit.1. Krahasoni muskujt e vijëzuar me muskujt e lëmuar. Ku dallojnë ndërmjet tyre?2. Shpjegoni përse lodhen muskujt.3. Argumentoni rolin e sarkomerit në tkurrjen e muskujve.Pyetje dhe detyramiofibrilifija muskuloreenët e gjakuttendinakockaNdërtimi i detajuar i muskulitKrahasimi midis llojeve të muskujve: të lëmuar, të vijëzuar dhe muskulit të zemrës.Muskujt e vijëzuar Muskujt e lëmuar Muskuli i zemrësQeliza të mëdha, të shkrira midis tyre.Qeliza të zgjatura me një bërthamë.Të dyja llojet e qelizave.Tufa me ngjyrë të çelët dhe të errët. Tufa të padukshme. Të dyja llojet e tufave.Janë të pranishme fijet e aktinës dhe të miozinës.Janë të pranishme fijet e aktinës dhe të miozinës.Janë të pranishme fijet e aktinës dhe të miozinës.Gjenden në muskujt e skeletit. Gjenden në muskujt e organeve të brendshme.Gjenden në muskujt e zemrës.Bëjnë tkurrje të shpejtë dhe të vullnetshme.Bëjnë tkurrje të ngadaltë dhe të pavullnetshme.Bëjnë të dyja format e tkurrjeve.21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27