Page 24 - Demo
P. 24
Traumat fizike Në grupin e dëmtimeve traumatike përfshihen: krisjet, thyerjet e kockave të ndryshme, përdredhjet e ligamenteve të dorës, gjurit, shputës, gishtërinjve, si dhe tërheqjet e muskujve e të ligamenteve kur këto të fundit detyrohen të mbajnë një ngarkesë më të madhe nga ç’mundin.OsteoporozaSëmundja më e zakonshme e kockave është osteoporoza. Ajo ndodh si rezultat i humbjes së masës kockore. Kockat e sëmura nga osteoporoza nuk janë të forta si më parë dhe mund të thyhen lehtësisht. Pas moshës 35-vjeçare, si burrat, ashtu edhe gratë, mund të humbasin masë kockore. Sidoqoftë, ato që preken më shumë nga kjo sëmundje janë gratë. Ndër masat kryesore që duhet të merren që në moshë të re për parandalimin e osteoporozës përmendim regjimin e rregullt ushqimor, të pasur me kripëra minerale dhe kryerjen e ushtrimeve fizike, të cilat rritin dendësinë e kockave. Aktiviteti i vazhdueshëm fizik ndihmon në ruajtjen e dendësisë së kockave për një kohë të gjatë.Artriti Artriti është një sëmundje që prek nyjet (artikulacionet) dhe shoqërohet me dhimbje, ënjtje dhe deformime të zonës së prekur dhe, në rastet e dëmtimeve të tyre, me pamundësi për të lëvizur. Më shpesh këto probleme ndodhin te pjesa e gjurit, për shkak të shkëputjes së ligamentit apo plasaritjes së meniskut.Atrofia muskulore Kur muskuli nuk punon për një kohë relativisht të gjatë, përmasat e tij zvogëlohen. Në këtë rast kemi të bëjmë me atrofinë muskulore, e cila prek kryesisht të moshuarit, si pasojë e rënies së aktivitetit të muskujve, të sëmurët me sëmundje kronike, si dhe personat te të cilët pakësohet furnizimi i muskulit me gjak.kocka normalekocka me osteoporozëIlustrim i formave të ndryshme të thyerjes së kockësArtritimuskul normal muskul i atrofizuar Atrofia muskulore Dëmtimet dhe sëmundjet e sistemit skeletor dhe atij muskulor1.822

