Page 26 - Demo
P. 26


                                    1. Çfarë është artriti? 2. Te cilët persona ndodh atrofia muskulore?3. Si mund të parandalohet osteoporoza?4. Analizoni faktorët që shkaktojnë sëmundjet e sistemit skeletor dhe të sistemit muskulor.Pyetje dhe detyraSëmundjet që prekin shtyllën kurrizoreShtylla kurrizore është pjesë e rëndësishme e sistemit skeletor të njeriut. Ajo mund të pësojë deformime të rënda, të cilat mbeten për gjithë jetën. Më shpesh këto deformime ndodhin te nxënësit dhe te personat që punojnë në zyrë, për shkak të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë dhe të mosmbajtjes së trupit në pozicionin e duhur. Deformimet e shtyllës kurrizore janë:Skolioza: shtylla kurrizore merr formën e shkronjës S;Lordoza: shtylla kurrizore deformohet në nivelin e rruazave të barkut;Kifoza: kurriz i dalë.Këto deformime mund të shmangen duke ndryshuar mënyrën e të qëndruarit dhe duke kryer veprimtari fizike. Personat që shfaqin këto probleme, duhet t’i drejtohen mjekun specialist, i cili mund t’u rekomandojë kryerjen e disa ushtrimeve specifike.Nëse nuk korrigjohen në kohë, këto deformime mund të shkaktojnë më vonë disa forma të rënda të artrozës. Në moshë të rritur, veprimi i vazhdueshëm i forcës së gravitetit në skeletin e trupit shkakton në shtyllën kurrizore shqetësime me dhimbje, që kufizojnë lëvizjet. Zonat më të prekura janë: zona e qafës ku shfaqet artroza e qafës si pasojë e shtypjes së një rruaze mbi tjetrën, për shkak të trysnisë që ushtrohet nga koka, dhe zona e barkut, ku disqet që gjenden midis dy rruazave, zhvendosen dhe shtypin nervat duke dhënë dhimbje të forta. Të gjitha këto probleme tregojnë përshtatjen jo të mirë të sistemit tonë mbështetës gjatë qëndrimit në këmbë. Forma normaleKifozaLordoza24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30