Page 27 - Demo
P. 27
1.9Për zhvillimin e kësaj veprimtarie, nxënësit/et do të punojnë në grupe.Prania e kripërave minerale në kockaMjetet e punës: një kockë pule, pincetë, llambë alkooli (ose bombul gazi).Zhvillimi i punësMbajeni me një pincetë kockën mbi llambën e alkoolit ose të bombulës së gazit, derisa të digjet plotësisht. Atë çka mbetet nga kocka, vendoseni në një pjatë dhe thërrmojeni ngadalë.VëzhgimiPjesa e djegur është e lehtë, poroze dhe e shkrifët. Ajo thërrmohet me shumë lehtësi.PërfundimiSi rezultat i djegies së kockës është shkatërruar pjesa proteinike e saj dhe kanë mbetur kripërat minerale, të cilat janë përgjegjëse për fortësinë e kockave.Prania e lëndëve proteinike në kockaMjetet e punës: një kockë pule dhe një gotë me uthull.Futeni kockën në gotën me uthull dhe lëreni aty për disa ditë. Pasi ta nxirrni nga gota, shpëlajeni kockën me ujë të bollshëm. Provoni ta përthyeni me gishta.VëzhgimiKocka nuk është si më parë, sepse tani ajo përthyhet lehtësisht.PërfundimUthulla ka vepruar mbi kripërat minerale të kockës. Kjo bën që fortësia e saj të ulet. Ndërkohë, praninë e lëndës proteinike (oseinës) në kockë e tregon fakti që ajo përthyhet lehtë, pra bëhet e lakueshme.Në fund të kësaj veprimtarie mund të themi se kocka është një strukturë e fortë, por elastike dhe e lehtë, për shkak të hapësirave të shumta që ka në strukturën e saj.Punë praktikeHulumtojmë kripërat mineraledhe lëndët proteinike në kocka 25

