Page 28 - Demo
P. 28


                                    Organizmi i njeriut ka nevojë për më shumë se 40 lloje lëndësh ushqimore. Sa më të larmishme të jenë ushqimet që konsumojmë, aq më i shëndetshëm do të jetë organizmi. Por, çfarë ndodh me ushqimin që konsumojmë? Përpara se organizmi të përdorë për nevojat e tij lëndët ushqyese, molekulat e tyre i nënshtrohen një procesi mekanik dhe kimik. Ky proces, që zgjat deri në zbërthimin e plotë të molekulave për t’u përthithur nga trupi, quhet tretje. Tretja realizohet nga aparati tretës, pjesët kryesore të cilit janë: goja, ezofagu, lukthi (stomaku), zorrët e holla dhe zorra e trashë. Te njeriu, aparati tretës (ose gypi tretës) ka një gjatësi prej rreth 9 m. Gypi tretës fillon me gojën, ku ndodhen dhëmbët, gjuha dhe gjëndrat e pështymës. Dhëmbët realizojnë përpunimin mekanik të ushqimit. Ata ndahen në: dhëmbët prerës, dhëmbët e qenit, paradhëmballat dhe dhëmballat. Dhëmbët prerës shërbejnë për të copëtuar ushqimin, ndërsa dhëmbët e qenit, për ta grimcuar atë. Dhëmballët, të cilat gjenden në pjesën e pasme të nofullave, shërbejnë për bluarjen e ushqimit. Ushqimet e copëtuara lagen nga pështyma, e cila prodhohet nga tri çifte gjëndrash të pështymës, dhe përzihen me anë të gjuhës. Ushqimi nuk qëndron gjatë në gojë, ndaj dhe tretja e tij nuk fillon që këtu, me përjashtim të karbohidrateve, të cilat janë të parat që treten. Tretja e tyre vjen si rezultat i veprimit të enzimës amilazë.Gëlltitja e ushqimeve realizohet nga tkurrja e rreth 25 muskujve të fytit, gurmazit dhe pjesës së sipërme të ezofagut. Kur fillon veprimi i gëlltitjes, gjuha shtyn masën ushqimore për poshtë. Kubeja e qiellzës ngrihet lart dhe bllokon kalimin hundëfshikëza e tëmthitezofagugojalukthizorra e trashëpankreasizorra e hollëTretja dhe pjesët e aparatit tretësNdërtimi i sistemit të tretjesKalimi i ushqimit nga ezofagu, në lukthGëlltitja e ushqimit A e dini se...Nuk mund të gëlltiteni nëse nuk keni ndonjë masë/material në gojë. Nëse gjatë gëlltitjes, gjuha nuk ka asnjë material (lëng apo materie të thatë) që e shtyn drejt qiellzës së butë, atëherë gëlltitja nuk ndodh. Vetëm në rast se materiali i shtyrë nga gjuha prek qiellzën e butë, atëherë ndodh tkurrja e muskujve që mundësojnë gëlltitjen. Provoni të gëlltiteni (duke mos pasur as pështymë) dhe do ta kuptoni që gëlltitja e thatë është e pamundur.1.1026
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32