Page 29 - Demo
P. 29
fyt. Frymëmarrja ndërpritet, sepse masa ushqimore ul epiglotën (masë indore që gjendet sipër gjuhës) dhe mbyll rrugët e ajrit. Me të kaluar masa ushqimore në ezofag, çdo gjë kthehet në pozicionin normal dhe frymëmarrja rifillon. Duke qenë se ezofagu është pjesë përbërëse e aparatit tretës, ai është i pajisur me muskuj gjatësorë dhe rrethorë, të cilët ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit të gëlltitur drejt lukthit. Në fillim dhe në pjesën fundore të tij, ezofagu është i pajisur me unaza muskulore, që quhen sfinkterë.Lukthi dhe zorrëtLukthi është pjesa kryesore e aparatit tretës. Ai ndodhet në pjesën e sipërme të barkut (në të majtë të tij), fill pas ezofagut. Lukthi është një organ muskulor, që tkurret vazhdimisht, duke realizuar kështu përzierjen e ushqimit.Në muret e tij sekretohen lëngjet tretëse, që përmbajnë acid klorhidrik dhe enzima. Enzima kryesore që vepron mbi proteinat quhet pepsinë. Më pas, ushqimi zbret në zorrën e hollë. Zorra është organi kryesor ku realizohet tretja e plotë dhe thithja e përbërësve të molekulave të ushqimeve. Këto molekula mund të futen në gjak dhe të qarkullojnë nëpër gjithë qelizat e trupit. Sipërfaqja e zorrës është shumë e rrudhosur. Muskujt e saj tkurren dhe lëshohen si valë, kjo lëvizje quhet lëvizje peristaltike.Pjesa e patretur e ushqimit (siç janë fibrat) kalon në zorrën e trashë. Këtu, një pjesë e ujit përthithet, duke lënë kështu një mbetje të trashë, e cila del jashtë nëpërmjet anusit.1. Çfarë është tretja dhe pse është ajo e rëndësishme për organizmin?2. Renditni pjesët përbërëse të aparatit tretës.3. Përse nuk mund të marrim frymë ndërsa gëlltitim ushqimin?4. Si mendoni, a është mirë të pimë ujë përpara ngrënies? Argumentoni përgjigjen.Pyetje dhe detyraTë dimë më shumëKujdesi për dhëmbët: Disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: mungesa e higjienës së gojës, kequshqyerja, konsumimi i duhanit dhe i ëmbëlsirave etj. Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm, së pari duhet të kujdeseni për higjienën e tyre: – Lajini dhëmbët tri herë në ditë.– Furçën e dhëmbëve duhet ta ndërroni të paktën çdo tre muaj. (Pasta e dhëmbëve duhet të përmbajë sasinë e duhur të fluorit).– Përdorni fije dentare për heqjen e grimcave të ushqimit mes dhëmbëve.Shkoni rregullisht te stomatologu për të kontrolluar shëndetin e dhëmbëve.Krahas higjienës, kujdes të veçantë duhet të tregoni edhe për mënyrën e të ushqyerit. Është mirë që ushqimet të mos jenë shumë të nxehta apo shumë të ftohta, sepse kjo mund të çojë në dëmtimin e smaltit të dhëmbëve. Përtypuni me kujdes dhe përpiquni të shmangni sa më shumë ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, si p.sh.: ëmbëlsirat, pijet energjike, frutat e thata, biskotat e llojeve të ndryshme etj. Sheqeri është një ndër faktorët kryesorë në krijimin e kavitetit.Shpesh mendohet se prishja e dhëmbit nuk krijon probleme shëndetësore. Ky mendim është i gabuar, sepse dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë një sërë problemesh, ndër të cilat përmenden: era e keqe e gojës, zverdhja e dhëmbëve, mbindjeshmëria dhe dhembja e tyre, vështirësi gjatë ushqyerjes, infeksione të dhëmbëve etj. 27

