Page 30 - Demo
P. 30


                                    Sistemi i tretjes përbëhet nga pjesë të ndryshme, të cilat kryejnë funksione të caktuara. Në fillim, ushqimi i përtypur gëlltitet dhe kalon në ezofag. Më pas, ai shkon në lukth, ku përzihen me shumë lëngje acidike. Për rreth 2-4 orë, ushqimi qëndron në lukth, ku përzihet mirë me lëngun tretës që prodhohet nga muret e tij dhe shërben për të zbërthyer proteinat. Zbërthimi përfundimtar i ushqimit ndodh në zorrë. Zorra e hollë është një tub i gjatë rreth 6-9 m. Për të kryer funksionin që ka, zorrës së hollë i vijnë në ndihmë sekrecionet që prodhohen nga dy gjëndra: mëlçia dhe pankreasi. Lëngjet e tyre derdhen në pjesën e parë të zorrës së hollë, e cila quhet duoden ose zorra dymbëdhjetëgishtore. Zorra e hollë pëson disa palosje, të cilat quhen vile. Si rezultat i tyre, rritet sipërfaqja e kontaktit të ushqimit me muret e zorrës së hollë. Çdo vil përmban një numër të madh mikrovilesh, në të cilat gjenden shumë enë të vogla gjaku. Nëpër to kalojnë lëndët ushqyese të përthithura nga zorra.Pra, lëndët e përftuara nga zbërthimi i ushqimeve me origjinë të ndryshme (karbohidrate, yndyra, proteina) kalojnë në gjak përmes mureve të zorrëve të holla. Ky proces quhet përthithje.Përmes ushqimit, organizmi ynë merr sheqerna, proteina, yndyra, kripëra minerale dhe ujë. Pjesa më e madhe e masës ushqimore thithet nga muret e zorrës dhe vetëm një pjesë largohet nga trupi nëpërmjet anusit, në formën e feçes. Pra, i gjithë ushqimi i patretur dhe fibrat mblidhen në zorrën e trashë, në të cilën një pjesë e ujit përthithet dhe kalon në qarkullimin e gjakut.Niseshteja dhe glikogjeni shpërbëhen nga amilaza pankreatike deri në molekula glukoze. Lëngu pankreatik përmban edhe enzima që veprojnë mbi proteinat dhe i shpërbëjnë ato deri në aminoacide.duodenipankreasifshikëza e tëmthit zorra e hollë zorra e trashëPërthithja e ushqimit në zorrë 1.1128
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34