Page 31 - Demo
P. 31


                                    Ndërsa yndyrat copëtohen (emulgohen) nga lëngu i tëmthit që vjen nga mëlçia dhe shpërbëhen nga enzimat deri në glicerol dhe në acide yndyrore. Të gjitha këto lëndë që përftohen si rezultat i shpërbërjes së ushqimit në zorrë, thithen nga qelizat e epitelit të saj dhe transportohen në të gjithë trupin me anë të gjakut dhe limfës. Në zorrë përmbajtja ushqimore qëndron 10-24 orë. Gjatë kësaj kohe, ajo përdoret nga baktere të shumta, të cilat janë të pranishme në zorrë. Bakteret zbërthejnë shumë substanca organike që enzimat nuk janë të afta t’i tretin. Kripërat minerale dhe vitaminat nuk zbërthehen, sepse ato kalojnë direkt në qarkullimin e gjakut dhe përdoren nga trupi për nevojat e tij. Fibrat që përmbajnë ushqimet nuk treten, megjithatë ato janë të dobishme, sepse i ndihmojnë zorrët të kryejnë sa më lehtë funksionin e tyre. Lëndët e patretura vazhdojnë të zhvendosen më poshtë, drejt zorrës së trashë.1. Çfarë roli ka zorra e hollë në procesin e tretjes?2. Çfarë bën lëngu i tëmthit?3. Përse kripërat minerale dhe vitaminat nuk zbërthehen gjatë procesit të tretjes?4. Përshkruani shkurtimisht si ndodh procesi i tretjes në organizmin tonë.Pyetje dhe detyrazorra e hollë palosja e zorrësvilimikroviliNdërtimi i zorrës së hollë29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35