Page 32 - Demo
P. 32
Mëlçia është gjëndra më e madhe e organizmit, e cila peshon rreth 2 kg. Ajo ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë diafragmës. Mëlçia ka ngjyrë të kuqe të errët. Është i vetmi organ në trupin tonë me aftësi ripërtëritëse (rigjeneruese). Ajo kryen disa funksione në trupin e njeriut.• depoziton sheqerin glukozë në formën e glikogjenit;• shndërron aminoacidet e tepërta në sheqer;• shndërron amoniakun në ure;• zbërthen lëndët e dëmshme për organizmin;• depoziton vitaminat;• depoziton hekurin.Mëlçia prodhon lëngun biliar. Këtë lëng, ajo e depoziton në fshikëzën e tëmthit. Gjatë marrjes së ushqimit, lëngu biliar derdhet pak nga pak në zorrën dymbëdhjetëgishtore dhe ka për funksion të asnjanësojë natyrën acide të ushqimit që vjen nga lukthi. Ai ndihmon gjithashtu në emulgimin (copëtimin) e yndyrave. Më tej, ato vazhdojnë të zbërthehen në zorrën e hollë.Pankreasi është një gjëndër tjetër me funksion të dyfishtë. Qelizat e tij janë të afta të prodhojnë hormone për të rregulluar sheqerin në gjak. Pankreasi prodhon 10 enzima tretëse, që ndihmojnë për copëtimin kimik të ushqimit. Enzimat e prodhuara nga pankreasi përshpejtojnë zbërthimin e proteinave, të karbohidrateve dhe të yndyrave në molekula më të vogla e më të thjeshta, të cilat më pas kalojnë në gjak. Duke qenë se lëngu pankreatik grumbullohet nëpër kanale, pankreasi nuk dëmtohet nga gjithë këto enzima. Zbërthimin e karbohidrateve në sheqerna të thjeshta e bëjnë disa enzima, që quhen karbohidraza. Enzima që zbërthen amidonin quhet amilazë dhe gjendet në pështymë. Enzimat që zbërthejnë proteinat në aminoacide, quhen proteaza, ndërsa enzimat që zbërthejnë yndyrat (lipidet) në glicerol dhe në acide yndyrore quhen lipaza.MëlçiaPankreasiRoli i mëlçisë dhe i pankreasit në procesin e tretjes1.1230

