Page 33 - Demo
P. 33
Në tabelë jepen disa të dhëna për enzimat që ndihmojnë në procesin e tretjes.Enzima Organi ku prodhohet FunksioniAmilaza Gjëndrat e pështymës (në gojë) Shpërbën amidonin në sheqerna të thjeshta.Pepsina Lukthi Shpërben proteinat në peptide (proteina më të thjeshta).Proteaza Pankreasi Shpërbën proteinat në aminoacide.Karbohidraza Pankreasi dhe zorra e hollë Shpërbën karbohidratet në sheqerna të thjeshta.Lipaza Pankreasi Shpërbën yndyrat në glicerol dhe në acide yndyrore.Punë praktike: Lëngu biliarNëpërmjet kësaj veprimtarie të thjeshtë, nxënësit/et do të krijojnë një ide më të qartë se si funksionon lëngu biliar i mëlçisë.Mjetet e nevojshme: dy gota kimike me vëllim 250 ml, ujë, vaj gatimi, detergjent i lëngshëm, thupër për përzierje, cilindër i shkallëzuar.Etapat e zhvillimit të punës1. Gotave iu vendosen etiketat A dhe B.2. Mbushen të dyja gotat përgjysmë me ujë.3. Në secilën gotë shtohen nga 10 ml vaj gatimi.4. Në gotën B shtohen 10 pika detergjent dhe përzihen ngadalë.1. A veproi uji me vajin?2. Përshkruani çfarë ndodhi me vajin kur iu shtua detergjenti.3. Krahasoni efektin e përzierjes vaj-detergjent me atë të lëngut biliar tek yndyrat.Pyetje dhe detyragota A gota B gota A gota Bvaj vajdetergjentujë ujëFaza 1 Faza 231

