Page 34 - Demo
P. 34
Pjesa më e madhe e lëndës ushqimore dhe e ujit përthithen nga trupi nëpërmjet zorrës së hollë. Në zorrën e trashë nuk ndodh tretje, por uji i mbetur thithet dhe kalon në trup.Në disa raste, për shkak të faktorëve të ndryshëm, sistemi i tretjes mund të pësojë çrregullime, të cilat krijojnë vështirësi sidomos në nxjerrjen e mbetjeve (feçeve) nga organizmi. Ato qëndrojnë në zorrën e trashë për një kohë relativisht të gjatë dhe për pasojë, thahen e forcohen. Kjo gjendje njihet me emrin kapsllëk. Zgjidhja më e mirë në këto raste është konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra.Kur zorra e trashë është e acaruar, koha për përthithjen e ujit prej saj nuk është e mjaftueshme. Për këtë arsye, uji del jashtë bashkë me mbetjet. Këto dalje janë aq të shpeshta, sa bën që trupi të dehidratohet (të humbasë ujë). Kjo sëmundje njihet me emrin diarre. Uji dhe kripërat minerale që humbasin gjatë diarresë, jo gjithmonë mund të zëvendësohen me shpejtësinë e duhur, nëse nuk merret një trajtim i përshtatshëm mjekësor.Siç mësuam edhe më sipër, lukthi dhe zorrët janë organet kryesore të sistemit të tretjes. Kjo do të thotë që çdo problem që mund të paraqesin këto organe, ndikon në procesin e tretjes dhe të përvetësimit të lëndës ushqimore nga organizmi. Në rast se ushqimi nuk tretet mirë, organizmi nuk arrin ta marrë materialin e nevojshëm dhe të prodhojë energjinë e duhur, gjë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës sonë.Të gjithë e dimë që imuniteti është faktori kryesor që siguron mbrojtjen e organizmit dhe në këtë drejtim, shëndeti i lukthit luan një rol të rëndësishëm.Për të pasur një lukth të shëndetshëm, së pari duhet të ruajmë ekuilibrin normal të mjedisit bakterial të zorrëve. Në këtë mënyrë shmanget rritja e baktereve patogjene (sëmundjeshkaktuese) dhe parandalohen kapsllëku, diarreja apo çrregullime të tjera të aparatit tretës (gastrointestinale). Parandalimi i sëmundjeve gastrointestinale është shumë i rëndësishëm. Ndër masat kryesore që duhet të merren parasysh në këtë drejtim, është shmangia e ushqimeve me yndyrë, e pijeve alkoolike dhe e duhanit. Krahas tyre duhet të ndjekim një regjim të rregullt ushqimor, të konsumojmë sa më shumë fruta e perime të pasura me fibra, si dhe të pimë sa më shumë ujë. Ushqime të pashëndetshmeAnoreksiaProblemet e sistemit tretës dhe masat për mbrojtjen e tij1.1332

