Page 35 - Demo
P. 35
Sëmundjet e tretjes gjatë adoleshencësSëmundjet e aparatin tretës, si anoreksia nervoze, bulimia dhe obeziteti, shfaqen kryesisht tek adoleshentët. Kjo për shkak të një sërë faktorëve, ndër të cilët mund të përmendim kequshqyerjen, problemet emocionale që lidhen më së shumti me ndryshimin hormonal, faktori social etj. Të gjithë këto mund të shkaktojnë edhe probleme fizike të sistemit tretës, siç është ulcera e lukthit.Ulcerat e lukthit janë plagë që shkaktohen nga bakteri Helicobacter pylori. Ato krijohen në muret e tij të brendshme. Ndodh që kjo sëmundje të prekë edhe fëmijët apo adoleshentët. Shkaku kryesor i shfaqjes së ulcerës është duhanpirja, konsumimi i alkoolit, marrja e shpeshtë e barnave anti-inflamatore, si aspirina dhe ibuprofeni dhe sidomos kequshqyerja (regjimi i çrregullt ushqimor, ushqimet e ambalazhuara dhe ushqimet e shpejta, fast-food-et). Problemet e aparatit tretës me qumështinKrahas vlerave dhe rëndësisë që ka në dietën ushqimore, qumështi mund të shkaktojë probleme në organizmin tonë. Kjo për shkak të mospranimit të tij nga sistemi tretës, si dhe prej alergjisë që shkakton ai.Mospranimi i qumështit nga aparati tretës vjen si rezultat i mungesës së një enzime, e cila ndihmon në tretjen e tij.Te personat që kanë mungesë të kësaj enzime, konsumimi i qumështit shkakton fryrje barku, gazra dhe shqetësime në zorrë. Kjo ndodh, sepse qumështi i konsumuar nuk zbërthehet në zorrë si ushqimet e tjera, por fermentohet nga bakteret që gjenden në sistemin tretës. Mospranimi i qumështit shfaqet më shumë te moshat e rritura.Alergjia ndaj qumështit vjen si rezultat i reaksionit që ndodh ndërmjet sistemit të mbrojtjes (imunitetit) dhe proteinave që ndodhen në qumësht. Në të tilla raste shkaktohet një diarre e menjëhershme.1. Cilat janë problemet më të shpeshta të sistemit tretës?2. Si mund t’i parandalojmë problemet e aparatit gastrointestinal?3. Ku qëndron dallimi mes mospranimit të qumështit dhe alergjisë ndaj tij?4. Çfarë duhet të bëjmë që të kemi një lukth të shëndetshëm?Pyetje dhe detyraA e dini se...– Lëngjet e lukthit mund të shpërbëjnë edhe metalin.– Goja prodhon rreth 1 litër pështymë në ditë.– Dhëmbët e njeriut janë po aq të fortë, sa dhëmbët e peshkaqenit.– Njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë.– Numri i baktereve që gjenden në gojën e njeriut është më i madh se numri i popullsisë botërore.Obeziteti33

