Page 36 - Demo
P. 36


                                    Përbërja e gjakutGjaku është i vetmi ind i lëngshëm i organizmit. Ai përbëhet nga një pjesë e lëngshme, që quhet plazmë, si dhe nga disa lloje qelizash ose pjesë të tyre. 90% e masës së plazmës përbëhet nga uji. Në të ndodhen të tretura shumë kripëra dhe lëndë organike, si dhe yndyra, proteina, sheqerna, vitamina, aminoacide etj. Plazma është përherë në qarkullim. Në këtë kuptim, ajo përbën pjesën dinamike të lëngut jashtëqelizor.Gjaku në provëzat për analizaRruazat e kuqePërbërja e gjakutPlazmaLeukocitetTrombocitetEritrocitetNdër elementet qelizore të gjakut përmendim: rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet), rruazat e bardha (leukocitet) dhe pllakëzat (trombocitet). Rruazat e kuqe janë qeliza të dylugëta në formë disku, pa bërthamë dhe shërbejnë për transportimin e oksigjenit dhe një pjesë të dioksidit të karbonit.Te meshkujt, numri i tyre është rreth 5 milionë për 1 mm3 gjak, kurse te femrat, rreth 4,5 milionë për 1 mm3 gjak. Numri i përgjithshëm i eritrociteve llogaritet të jetë rreth 25 trilionë qeliza. Sipas studimeve, jetëgjatësia e një eritrociti rezulton të jetë rreth 120 ditë. Një qelizë e tillë përmban rreth 70% ujë, kurse pjesa tjetër është lëndë e thatë. Ngjyrën e kuqe, kjo qelizë e merr nga një lëndë që quhet hemoglobinë, e cila ka aftësinë të lidhet në mënyrë të ndërsjellë me oksigjenin.Elementet përbërëse të gjakut dhe të limfës. Roli i tyre 1.1434
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40