Page 37 - Demo
P. 37
Rruazat e bardha ndahen në tri grupe të mëdha qelizash. Grupi i parë përfshin granulocitet, të cilat janë të pajisura me kokrriza të shumta në citoplazmë. Ato prodhohen në palcën e kuqe të kockave.Në grupin e dytë bëjnë pjesë limfocitet, qeliza me bërthamë të madhe, të cilat prodhohen në nyjat limfatike, shpretkë, bajame etj. dhe në grupin e tretë futen monocitet, edhe këto qeliza me bërthamë të madhe e me shumë lobe. Të gjitha këto qeliza prodhohen në indin limfatik dhe kanë funksion mbrojtës, veçanërisht në proceset imunitare. Numri i përgjithshëm i tyre është 6000–8000 për 1 mm3 gjak.Pllakëzat e gjakut formohen nga copëzimi i zgjatimeve citoplazmike të disa qelizave gjigante. Ato kanë përmasa shumë të vogla dhe luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në procesin e mpiksjes (koagulimit) së gjakut.Limfa, roli i saj në organizëmNjë pjesë e plazmës së gjakut, si: uji, disa nga proteinat dhe lëndë të tjera, kalon nga enët e qarkullimit të gjakut në hapësirat midis qelizave. Të gjitha qelizat e organizmit notojnë në këtë lëng, i cili quhet limfë. Çdo ditë, në organizmin tonë qarkullojnë 2,4 litra limfë. Limfa është e ngjashme me gjakun, por dallon prej tij sepse nuk përmban rruaza të kuqe të gjakut, si dhe proteina që janë tipike për plazmën e gjakut. Në limfë ndeshet një numër i madh rruazash të bardha gjaku, të cilat quhen limfocite. Enët dhe gjithë limfa që rrjedh në të përbën sistemin limfatik. Ai fillon me kapilarë limfatikë, të cilët janë në kontakt me lëngun jashtëqelizor. Në limfë takohet një numër i madh i qelizash të bardha, ndër të cilat limfocitet. Ato qarkullojnë në gjak dhe në limfë.Rruazat e bardha Pllakëzat e gjakut1. Renditni elementet e gjakut.2. Cili është roli i eritrociteve?3. Çfarë janë rruazat e bardha të gjakut dhe cili është roli i tyre?4. Çfarë përfaqëson limfa dhe cili është funksioni i saj në organizëm?Pyetje dhe detyra35

