Page 38 - Demo
P. 38


                                    Zemra është organ muskulor, me madhësi sa një grusht dhe me masë rreth 300 g (tek i rrituri). Gjatë 70 viteve, sa ç’është dhe mosha mesatare e njeriut, zemra rreth plot 2,5 miliardë herë. I gjithë ky proces siguron pompimin e rreth 300 milionë litrave gjak. Ajo përbëhet prej katër dhomave: dy parabarkusheve dhe dy barkusheve. Secila prej gjysmave të zemrës ka një parabarkushe që e pompon atë. Këto dy dhoma janë të ndara nga një kllapëz (valvul), e cila lejon kalimin e gjakut vetëm në një drejtim; pra, vetëm nga parabarkushja në barkushe.Kllapëza e anës së djathtë përbëhet nga tri fletëza, ndërsa kllapëza e anës së majtë nga dy të tilla. Gjithashtu, midis barkusheve dhe enëve që dalin prej tyre ka kllapëza në formën e gjysmëhënës, të cilat lejojnë gjakun të dalë dhe të kthehet sërish në zemër.Megjithëse vëllimi i dy barkusheve është i njëjtë, muskulatura e barkushes së majtë është më e zhvilluar. Ajo pompon gjakun e pasur me oksigjen dhe me lëndë ushqyese për t’i shpërndarë në gjithë trupin, kurse barkushja e djathtë siguron trysninë e nevojshme për ta shtyrë gjakun e pasuruar me dioksid karboni deri në mushkëri.Rrahjet e zemrësZemra është një organ që punon në mënyrë ritmike. Tkurrjet e saj mund t’i dallojmë përmes pulsit që ndiejmë në disa arterie sipërfaqësore, si p.sh., tkurrjet e anës së brendshme të nyjes së dorës, qafës etj. Te një i rritur, zemra rreh 60-72 herë në minutë. Kur trupi bie në qetësi (ose kur flemë) ritmi i punës së zemrës ulet. Gjatë një pune ose një aktiviteti që kërkon përqendrim të madh fizik, ai mund të arrijë deri në 200 rrahje në minutë.Nëse zemra shkëputet nga trupi dhe vendoset në një mjedis të përshtatshëm (tretësirë fiziologjike me NaCl 0,9%), ajo vazhdon të rrahë në mënyrë ritmike. Ky automatizim vjen si rezultat i nxitjes që lind në një grumbull qelizash nervore që gjenden në parabarkushen (veshoren) e djathtë. Ky grumbull qelizash quhet nyjë sinoatriale. Çdo nxitje përhapet me shpejtësi në të gjithë masën e parabarkusheve, duke shkaktuar Zemra dhe funksionet e sajPamja e jashtme e zemrës Dhomat e zemrësvenë mushkërore venë mushkëroreaortaparabarkushee djathtëparabarkushee majtëbarkushee djathtëbarkushee majtë1.1536
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42