Page 39 - Demo
P. 39


                                    tkurrjen e tyre. Si rezultat i kësaj tkurrjeje, gjaku zbret nga parabarkushet, në dy barkushet. Më pas, nxitja kalon në barkushe. Kalimi i saj nuk bëhet në çdo pjesë të takimit parabarkushebarkushe, por vetëm përmes një nyje tjetër, e cila quhet nyja antrioventrikulare.E gjithë kjo tregon se zemra punon në mënyrë ritmike. Tkurrja e parabarkusheve dhe barkusheve quhet sistolë, ndërsa lëshimi diastolë. Gjatë sistolës, parabarkushet e pompojnë gjakun drejt barkusheve, kurse barkushet drejt enëve të gjakut. Ndërkohë, gjatë diastolës, dhomat e zemrës mbushen me gjak.Të dimë më shumë Shumica e njerëzve nuk bëjnë një jetë të shëndetshme. Faktorët që ndikojnë në këtë drejtim janë të shumtë, por ndër ta do të veçonim: kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik. Këta janë dhe dy faktorët kryesorë që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me shëndetin e zemrës. Duke qenë se ky organ është një muskul i veçantë, veprimtaritë e ndryshme fizike, si sporti, vrapi, shëtitja në ajër të pastër etj., janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës. Me kalimin e moshës, enët që furnizojnë me gjak këtë organ, mund të ngushtohen, duke krijuar kështu probleme serioze për jetën. Kjo mund të ndodhë edhe më herët te njerëzit që konsumojnë ushqime me shumë yndyrë ose që janë mbi peshë. Për pasojë, në muskulit të zemrës do t’i mungojë oksigjeni, gjë që shkakton dhimbje, atak kardiak apo humbje jete.Në mjekësi, problemet me arteriet e zemrës mund të zgjidhen me vendosjen e unazave metalike, megjithatë, ajo që mbetet thelbësore dhe mjaft e nevojshme për të pasur një jetë të shëndetshme, është dieta e duhur, e shoqëruar përherë me ushtrime fizike dhe lëvizje.1. Nëse zemra jote rreh rreth 72 herë në minutë, sa rrahje ka bërë ajo në moshën 10-vjeçare? Po në moshën 12-vjeçare?2. Përkufizoni konceptet: sistolë, diastolë.3. Çfarë roli kanë dieta e duhur dhe aktiviteti fizik në punën e zemrës? Argumentoni përgjigjen.4. Pse enët që furnizojnë zemrën janë shumë të rëndësishme për punën e saj?Pyetje dhe detyraDiastola Sistola37
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43