Page 40 - Demo
P. 40
Te njeriu, sistemi i qarkullimit të gjakut është i mbyllur. Kjo do të thotë se gjaku qarkullon struktura të mbyllura, që janë enët e gjakut dhe zemra. Enët e gjakut klasifikohen në tri grupe: arteriet, kapilarët, venat.Arteriet Të gjitha enët që dalin nga zemra dhe çojnë gjak në çdo pjesë të organizmit, quhen arterie. Arteria më e madhe quhet aortë. Në arterie, gjaku lëviz me trysni të lartë, sepse shtyhet jashtë zemrës si rezultat i tkurrjes së barkusheve. Muret e arterieve janë të ndërtuara nga një ind elastik, i cili gjatë kalimit të gjakut tendoset dhe kthehet në gjendjen fillestare si pasojë e forcës së tij. Kjo bën që gjaku të rrjedhë më ngadalë.Kapilarët Arteriet ndahen gradualisht, duke formuar enë gjithnjë e më të vogla, të cilat quhen kapilarë. Kapilarët janë të vegjël dhe gjenden në çdo pjesë të trupit (pranë çdo qelize ka kapilarë). Kapilarët bëjnë të mundur transportimin e lëndëve ushqyese, të oksigjenit dhe të substancave të tjera në të gjitha qelizat e trupit, si dhe largojnë lëndët e panevojshme. Muret e kapilarëve më të vegjël kanë trashësinë e një qelize.VenatBashkimi i kapilarëve sjell formimin e venave. Kur gjaku futet në vena, trysnia e tij është shumë më e ulët krahasuar me trysninë që kishte në arterie. Gjaku tashmë rrjedh më ngadalë dhe më qetë. Venat janë të pajisura me valvula, të cilat ndalojnë rrjedhjen e gjakut në drejtim të kundërt. Muskujt që janë pranë venave, gjatë lëvizjes së tyre e ndihmojnë gjakun të kthehet sërish në zemër. Për shkak të disa faktorëve, si: qëndrimi shtrirë për një kohë të gjatë (në rastin e ndonjë sëmundjeje), marrja e barnave që nxitin mpiksjen e gjakut etj., në enët e gjakut mund të krijohet një masë e mpiksur, e cila në mjekësi quhet trombozë. Nëse masa e mpiksur shkon në mushkëri, në zemër apo organe të tjera jetësore, mund të rrezikojë seriozisht jetën e njeriut.Funksionet e sistemit të qarkullimit të gjakutGjaku është një element mjaft i rëndësishëm për funksionimin e organizmit. Disa nga funksionet kryesore të tij janë: transportues, homeostatik, mbrojtës.Funksioni transportues Me anë të gjakut, transportohen lëndët ushqimore, gazet oksigjen dhe dioksid karboni, hormonet, nxehtësia (e cila kalon nga organet më të nxehta tek organet më të ftohta) etj.Ndërtimi dhe funksionet e sistemit të qarkullimit të gjakut1.1638

