Page 41 - Demo
P. 41
Funksioni homeostatik Duke qarkulluar në mbarë organizmin, gjaku pëson ndryshime në përbërjen e lëndëve dhe të vetive të tij fizike.Funksioni mbrojtës Në jetën e përditshme, organizmi ynë është i ekspozuar ndaj një numri të madh agjentësh mikrobikë. Futja e tyre në organizmin tonë nxit formimin e kundërtrupave (antitrupave). Kjo bën që rruazat e bardha të krijojnë mbrojtje të fuqishme ndaj këtyre mikrobeve dhe produkteve të tyre. Ndërkaq, në raste aksidentesh, mekanizmi i mpiksjes së gjakut e mbron organizmin nga gjakderdhja (hemorragjia). Si realizohet qarkullimi i gjakutGjaku i pompuar nga zemra qarkullon në të gjithë trupin përmes enëve të gjakut (arteriet, kapilarët, venat). Siç mësuam edhe më sipër, arteriet e çojnë gjakun nga zemra në trup. Gjaku që qarkullon në këto enë është i pasur me oksigjen dhe ka ngjyrë të kuqe të ndezur. Kthimin e gjakut në zemër e realizojnë venat.Në to, gjaku është i mbushur me dioksid karboni dhe ka ngjyrë të kuqe të errët. Gjaku që kthehet nga organet e ndryshme humbet oksigjen dhe merr dioksid karboni. Ai kthehet në parabarkushen e djathtë dhe prej andej zbret në barkushen e djathtë. Kjo e fundit, duke bërë një sistolë (tkurrje), siguron trysninë e domosdoshme për ta çuar gjakun në të dyja mushkëritë. Në mushkëri, ai pastrohet nga dioksidi i karbonit dhe pasurohet me oksigjen. Prej andej, gjaku kthehet në parabarkushen e majtë. Tërësia e këtyre rrugëve që fillojnë me barkushen e djathtë dhe përfundojnë në parabarkushen e majtë përbën qarkullimin e vogël ose qarkullimin mushkëror.Nga parabarkushja e majtë, gjaku zbret në barkushen e majtë. Duke u tkurrur, barkushja e shtyn gjakun në qarkullimin e madh, që fillon me aortën, e cila degëzohet më pas në arterie. Këto të fundit përfundojnë në organe të ndryshme. Aty, arteriet vazhdojnë degëzimin e tyre duke formuar kapilarët. Nëpërmjet kapilarëve bëhet shkëmbimi i lëndëve dhe i gazeve, ku gjaku humb oksigjen dhe merr dioksid karboni. Tashmë gjaku kthehet sërish në zemër, përmes venave. Ky “rrugëtim” përbën qarkullimin e madh të gjakut.1. Renditni funksionet e gjakut.2. Si klasifikohen enët e gjakut?3. Ku fillon dhe ku mbaron qarkullimi i madh i gjakut?4. Ku fillon dhe ku mbaron qarkullimi i vogël i gjakut?Pyetje dhe detyraQarkullimi i madh dheqarkullimi i vogël (mushkëror)kapilarët mushkërorëvena mushkëroreaortaparabarkushja parabarkushjaarterie mushkërorebarkushjagjaku arterialkapilar në indet e butagjaku venozbarkushja39

