Page 42 - Demo
P. 42
Membrana e rruazave të kuqe në përbërjen e saj ka disa lëndë me natyrë glikoproteinike (proteinë e lidhur me një sheqer). Këto lëndë quhen ndryshe aglutinogjene dhe janë dy llojesh: A dhe B. Te njerëz të ndryshëm, aglutinogjenet nuk janë të shpërndara njëlloj në rruazat e kuqe të gjakut. Për këtë arsye ekzistojnë katër grupe gjaku: 1– Grupi 0: Në këtë grup përfshihen personat, te të cilët rruazat e kuqe të gjakut nuk përmbajnë aglutinogjenet A dhe B 2 – Grupi A: Këtu bëjnë pjesë personat, te të cilët rruazat e kuqe të gjakut përmbajnë vetëm aglutinogjenin A. 3– Grupi B: Në këtë kategori përfshihen personat, te të cilët rruazat e kuqe të gjakut përmbajnë vetëm aglutinogjenin B. 4– Grupi AB: Personat, te të cilët rruazat e kuqe të gjakut i përmbajnë të dyja aglutinogjenet, A dhe B.Në plazmën e gjakut ndeshen dy lëndë proteinike, të quajtura aglutinina, të cilat ndahen në: α dhe β. Edhe aglutininat, në njerëz të ndryshëm janë të shpërndara në mënyra të ndryshme. Tek i njëjti njeri nuk gjenden asnjëherë aglutinogjeni dhe aglutinina me të njëjtin emër, p.sh.: A me α ose B me β. Pra, individi me aglutininën α do të ketë aglutinogjenin B. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur katër grupet e gjakut me aglutinogjenet dhe aglutininat përkatëse.Nr. Grupi i gjakut Aglutinogjenet Aglutininat1 0 – α dhe β2 A A β3 B B α4 AB A, B –Siç e shohim në tabelë, grupi 0 është i kundërt me grupin AB, siç është edhe grupi A me grupin B. Në qoftë se aglutinogjenet e rruazave të kuqe të një individi që jep gjak, takohen me kundërtrupat (aglutininat) specifike të plazmës së individit që e merr atë gjak (p.sh., grupi A me grupin B, pra, aglutinogjeni A me aglutininën α), ndodh një reaksion specifik, i cili çon në mpiksje (koagulim) të eritrociteve. Kjo dukuri quhet aglutinim dhe mund të shkaktojë vdekje.Njohja e grupeve të gjakut shënoi një revolucion të vërtetë në fushën e mjekësisë lidhur me dhënien dhe marrjen e gjakut ndërmjet individëve të ndryshëm. Kur shmanget mundësia e aglutinimit, shkëmbimi është pa rrezik.DhuruesiFaktori Rh Rh+ RhMarrësi Rh+ Përputhet PërputhetRh- Nuk përputhet PërputhetOAABBFaktori rhezus Skema e transfuzionit të gjakut Grupet e gjakut 1.1740

