Page 43 - Demo
P. 43


                                    Nga skema duket qartë se grupi 0 është dhënës universal, kurse grupi AB marrës universal.Faktori rhezusRreth 40 vjet pas zbulimit të grupeve A, B, 0, u identifikua edhe një faktor tjetër, i cili quhet faktori rhezus (Rh). Ky faktor mund të jetë: Rh+ ose Rh–. Kur një grup Rh+ përzihet me një grup me Rh– ndodh dukuria e aglutinimit (që përmendëm më sipër). Gjatë periudhës së shtatzënisë, shqyrtimi i faktorit Rh merr një rëndësi të veçantë. Në përgjithësi, faktori Rh+ është zotërues ndaj faktorit Rh–. Nëse nëna e fetusit është Rh– (rhezus negativ) dhe babai është heterozigotë (e ka të fshehtë rhezusin negativ), probabiliteti që fëmija të jetë Rh+ është 50%.Qelizat e kuqe Rh+ të fëmijës kalojnë, përmes placentës, në sistemin e qarkullimit të gjakut të nënës. Prania e këtyre antigjeneve Rh shkakton te nëna prodhimin e antitrupave Rh–. Gjatë kësaj shtatzënie dhe në ato pasardhëse me një fetus Rh+, antitrupat Rh– të prodhuar nga nëna, mund të kalojnë placentën dhe të shkatërrojnë qelizat e kuqe të gjakut të fëmijës. Kjo njihet si sëmundja hemolitike e të porsalindurit, për shkak se pas lindjes së tij ndodh hemoliza (shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut të tij).1. Cilët janë grupet e gjakut?2. Parashikoni cilat grupe janë të përshtatshme për dhurimin e gjakut te një njeri me grupin A.3. Si ndodh dukuria e aglutinimit?4. Shpjegoni çfarë është sëmundja hemolitike e të porsalindurit.Pyetje dhe detyra0- 0+ B- B+ A- A+ AB- AB+AB+ABA+AB+B0+0-Kombinimi i grupeve të gjakut si dhurues dhe pranues të gjakutNdikimi i faktorit Rh te fetusiplacentafetusimitra41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47