Page 44 - Demo
P. 44


                                    Mbrojtja e organizmit nga sëmundjetHyrja e baktereve dhe e viruseve në organizëm nuk është përherë e lehtë. Kjo ndodh për shkak të disa pengesave që krijon organizmi, të cilat nuk i lejojnë këta agjentë të hyjnë brenda trupit. Të gjithë mekanizmat fiziologjikë që i lejojnë organizmit të njohë lëndët e huaja dhe t’i eliminojë apo asnjanësojë ato, përbëjnë imunitetin.Goja, hunda, rrugët e frymëmarrjes, syri, veshi, lukthi etj., përveç funksioneve kryesore që kryejnë, kanë mekanizma, nëpërmjet të cilëve vrasin mikrobet që mund të futen në trupin e njeriut. Për shembull, lotët që prodhohen nga kanali i lotit te syri, përmbajnë një enzimë që quhet lizozinë, e cila ka aftësinë të shkatërrojë bakteret.Pavarësisht mbrojtjes që mund të bëjnë këto pengesa fiziologjike, shumë baktere patogjene arrijnë të futen në organizëm çdo ditë.Në këtë rast vihen menjëherë në lëvizje katër mekanizma mbrojtës jospecifikë, të cilët janë:a) përgjigjja me mahisje;b) rritja e temperaturës;c) proteinat që vrasin patogjenin;d) qelizat e bardha të gjakut, të cilat sulmojnë patogjenin.Përfshirja e qelizave në përgjigjen imunitare1. Dimë se qelizat e bardha të gjakut prodhohen në palcën e kuqe të kockave dhe qarkullojnë përmes gjakut dhe limfës. Në përgjigjen imunitare përfshihen katër lloje të rruazave të bardha: 2. makrofagët, të cilët hanë patogjenët dhe qelizat e infektuara;3. qelizat T ose citotoksike, që sulmojnë dhe vrasin qelizat e infektuara;4. qelizat B, të cilat piketojnë pushtuesit duke ua bërë gati makrofagëve për shkatërrim; 5. qelizat ndihmëse T, që aktivizojnë qelizat toksike T dhe qelizat B. Të gjitha këto qeliza bashkëveprojnë me njëra-tjetrën për largimin e patogjeneve nga trupi.Përgjigjja imunitare e organizmit është shumë e fuqishme dhe mund të jetë një mbrojtje që zgjat shumë gjatë. Pas një përgjigjeje imunitare, disa nga qelizat B dhe T shndërrohen në qeliza kujtese. Këto qeliza qëndrojnë në trupin tonë për një periudhë të caktuar (disavjeçare) ose për gjithë jetën. Për shembull, te personat që kanë kaluar sëmundjen e lisë së dhenve, qelizat e kujtesës qëndrojnë në trupin e tyre përgjatë gjithë jetës.MakrofagëtSistemi imunitar 1.1842
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48