Page 45 - Demo
P. 45


                                    1. Çfarë përfaqëson imuniteti?2. Cilët janë mekanizmat e mbrojtjes jospecifike?3. Përshkruani rolin e qelizave të bardha të gjakut në mbrojtjen e organizmit.4. Çfarë roli kanë qumështi i gjirit dhe vaksinimi në sistemin imunitar?Pyetje dhe detyraPërgjigjja imunitare mund të fitohet në mënyrë natyrale, p.sh: nga ushqyerja e fëmijës me qumështin e gjirit, ose artificiale, nëpërmjet vaksinimit. Limfociti T Qeliza BA e dini se...Vaksina u zbulua për herë të parë nga një mjek anglez, i cili quhej Eduard Xhener (Edward Jenner). Gjatë jetës në fshat, ai kishte vënë re se fshatarët duke mjelë lopë të infektuara me li, infektoheshin me këtë sëmundje. Ai mendoi se lia e marrë nga këto kafshë të infektuara, mund t’iu jepte atyre imunitetin kundër kësaj sëmundjeje. Për ta vërtetuar këtë gjë, ai i injektoi një djali pak nga lëngu i një puçrre të lisë te lopët. Pas dy muajsh, kur djaloshi ishte shëruar, ai i injektoi sërish nga lëngu i një puçrre të lisë. Pas kësaj, mjeku vuri re se djaloshi nuk u sëmur, çka tregonte se ai ishte imunizuar ndaj lisë.Më vonë, kjo u bë një praktikë e zakonshme për prodhimin e vaksinave për sëmundje të ndryshme. Emrin vaksinë, ajo e mori në nderim të eksperimenteve që bëri Eduard Xheneri.Me vaksinën injektohen në trup baktere, viruse apo lëndë toksike që kanë humbur në saje të një trajtimi paraprak aftësinë për të shkaktuar sëmundjen, por jo aftësinë për të prodhuar antitrupat. Sot, vaksina përdoret kundër shumë sëmundjeve, si: poliomieliti, tetanosi etj.Vaksinat japin imunitet aktiv, sepse antitrupat prodhohen nga rruazat e bardha të personit të vaksinuar. Ato kanë karakter parandalues, që do të thotë se nuk japin asnjë efekt nëse sëmundja është në zhvillim e sipër. Periudha e nevojshme për shfaqjen e përgjigjes imunitare është mjaft e gjatë.43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49