Page 46 - Demo
P. 46


                                    Mjetet e nevojshme: bretkosë, mikroskop, tavë diseksioni (pajisja ku do të vendoset bretkosa), gjilpëra me kokë, gërshërë, pincetë, mikroskop, lamë, lamelë, age sterile, alkool, pambuk.a) Vëzhgoni si punon zemra e bretkosës.Zhvillimi i punësHapni me kujdes kafazin e kraharorit të bretkosës, derisa të shihni zemrën futur brenda një qeske të tejdukshme.Vëzhgoni sistolat dhe diastolat e saj. Numërojini ato për një minutë.Pastaj, me kujdes, çajeni cipën e tejdukshme që rrethon zemrën dhe kapeni atë me anë të një pincete.Ngrijeni lart zemrën dhe, me gërshërë, shkëputeni nga vendi i vet.Vendoseni zemrën në një xham sahati, ku paraprakisht keni hedhur tretësirë NaCl 0,6%. Do të vini re që zemra vazhdon të punojë.Numëroni përsëri rrahjet e zemrës për një minutë dhe i krahasoni ato me rrahjet e mëparshme.b) Vëzhgoni rruazat e kuqe të gjakut të bretkosës.Zhvillimi i punësPër të marrë gjakun te bretkosa, mjafton të bëni një prerje të kokës së saj. Merrni një pikë gjaku dhe vendoseni në njërin skaj të pllakës (lamës).Për të përgatitur preparatin që do të vëzhgoni në mikroskop, veproni në këtë mënyrë: Vendoseni lamelën te pika e gjakut, me një kënd 450.Në fillim, rrëshqiteni lamelën prapa, duke e marrë pikën e gjakut me vete dhe më pas rrëshqiteni drejt skajit tjetër të lamës.Pasi të keni përgatitur preparatin, lëreni për disa sekonda të thahet dhe vendoseni në mikroskop.Filloni vëzhgimin me zmadhimin e vogël dhe më pas me atë të mesëm.Punë praktikeQarkullimi i gjakut te bretkosa1. Krahasoni numrin e rrahjeve të zemrës së bretkosës në fillim dhe në fund të eksperimentit.2. Argumentoni automatizimin e punës së zemrës së bretkosës.3. Vizatoni format e rruazave të kuqe të gjakut të bretkosës, që vëzhguat në mikroskop.Pyetje dhe detyra1.1944
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50