Page 47 - Demo
P. 47
Ndërtimi dhe funksioni i rrugëve të frymëmarrjesFrymëshkëmbimi realizohet me anë të aparatit të frymëmarrjes, i cili përfshin një sërë organesh. Gjatë frymëmarrjes, ajri kalon në hundë, vazhdon në fyt, skërfyell, në bronket e deri te bronkiolet.Pjesa e brendshme e hundës është e ngrohtë, e lagësht dhe me qime. Kështu, kur ajri hyn brenda në hundë, ai merr ngrohtësi e lagështi dhe pastrohet nga pluhuri që thithet bashkë me të gjatë frymëmarrjes. Pluhuri bllokohet te qimet e hundës.Zgavra e fytit është rrugë kalimi e përbashkët për ajrin dhe ushqimet. Në vazhdim të zgavrës së fytit është kapërcyelli (ezofagu), nëpërmjet të cilit ushqimet zbresin në lukth. Pjesë e zgavrës së fytit është edhe skërfyelli, i cili fillon me gurmazin (laringun). Ai shërben si pjesë e aparatit të frymëmarrjes. Ushqimet që bluhen në gojë nuk kalojnë në gurmaz, sepse hyrja e tij bllokohet nga një strukturë në formë gjuhëze, e cila quhet epiglotë. Kur marrim frymë, epiglota shkon në pozicionin normal, duke e lënë të lirë rrugën e ajrit.Skërfyelli (trakea) është një gyp me gjatësi 10 cm dhe diametër rreth 2,5 cm. Trakea është e veshur me qime të imëta (qerpikë), që lëvizin dhe largojnë pluhurin, papastërtitë e ndryshme dhe bakteret, duke mos i lejuar të shkojnë drejt mushkërive. Në pjesën fundore, trakea degëzohet duke dhënë dy bronke; secili prej tyre përfundon në mushkërinë e djathtë dhe në mushkërinë e majtë.Secili prej bronkeve ka degëzime të shumta. Të gjitha këto degëzime, të cilat quhen bronkiola, përfundojnë me hojëzat (alveolat) e mushkërive.Të dyja mushkëritë kanë strukturë sfungjerore. Ato ndodhen në zgavrën e kraharorit, e cila është e mbyllur. Për t’i lënë vend zemrës, mushkëria e majtë është pak më e vogël se mushkëria e djathtë. Muret e kafazit të kraharorit përbëhen nga brinjët dhe muskujt ndërbrinjorë, 1.20Trakea, degëzimet e bronkeveAlveolat dhe enët e gjakut që i rrethojnëtrakealaringubronketbronkiola45

