Page 48 - Demo
P. 48
kurse baza përbëhet nga një muskul i sheshtë që quhet diafragmë. Diafragma ndan zgavrën e kraharorit nga zgavra e barkut. Mushkëritë vishen prej dy fletëzave të holla. Njëra prej tyre vendoset mbi mushkëri, kurse tjetra është në kontakt me muret e kafazit të kraharorit. Në mes të dy fletëzave është një shtresë e hollë lëngu, që lejon rrëshqitjen e fletëzave gjatë frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes. Kjo shtresë quhet pleura.Vendi në të cilin bëhet shkëmbimi i gazeve quhet hojëz. Muri i saj ka një shtresë të vetme qelizore të pasur me kapilarë të shumtë, përmes së cilës kryhet këmbimi i oksigjenit me dioksidin e karbonit. Mushkëria ka rreth 300 mijë hojëza.Ajri ndjek të njëjtën rrugë, si gjatë nxjerrjes, ashtu edhe gjatë kthimit (thithjes) të tij. Ai mund të largohet nëpërmjet gojës (kur jemi duke folur) ose përmes hundës.1. Cilët janë pjesët përbërëse të sistemit të frymëshkëmbimit?2. Çfarë përfaqëson hojëza për mushkërinë?3. Kur jemi me grip, kanalet e hundës bllokohen dhe ne marrim frymë nëpërmjet gojës. Diskutoni për problemet që mund të shkaktojë në mushkëri dhe në të gjithë trupin frymëmarrja me gojë.4. Ndonjëherë ndodh të kollitemi se na ka shkuar keq uji ose ushqimi. A mund të shpjegoni pse ndodh kjo?Pyetje dhe detyraSistemi i frymëshkëmbimitzgavra e hundëshundagojalaringubrinjëtmushkëria e majtëbronketpleuramushkëria e djathtëtrakeaezofaguepiglotafyti46

